Vijon puna e Policisë Rrugore në gjithë vendin për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për aplikimin e masave ndëshkuese të reja për shkelësit e nenit 170 të Kodit Rrugor, dhe jo vetëm për këtë nen, por për të gjitha shkeljet.
Policia ka shpërndarë videon e ndëshkimit të një shoferi për parakalim të gabuar. Ai thotë se nuk i hapnin rrugën ndaj parakaloi nga krahu i djathtë, dhe kjo sipas tij pasi ishte me nxitim.
Gjatë 72 orëve të fundit janë ndëshkuar 685 qytetarë, për mosvendosje të rripit të sigurimit. Gjithashtu po gjatë fundjavës janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 4.998 masa administrative./a.m.