• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk mbaron debati për shqipen në Maqedoni

by Java News
14/11/2017 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rikthehet debati për gjuhën shqipe në Kuvend, i cili u ndërpre më 23 shtator për shkak të zgjedhjeve lokale. Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, iu drejtua deputetit të VMRO-DPMNE-së Panço Minovski, duke e porositur të mësojë gjuhën shqipe për të mos pasur nevojë të dëgjojë fjalët e tij me kufje në vesh.“Koleg Minov, pikërisht ne këtë e propozojmë që të mos jeni deputet me kufje, por ta mësoni gjuhën shqipe. Të komunikosh ashtu siç unë komunikoj unë me ty dhe për atë nuk duhet të jeni deputet me kufje”, u shpreh Xhevat Ademi, deputet i BDI-së, raporton TV21.

Menjëherë ka reaguar deputeti i VMRO-DPMNE-së duke thënë se me Kushtetutën e Maqedonisë nuk ndalohet përdorimi i gjuhës shqipe në institucione pasi që shqiptarët kudo që shkojnë mund të flasin shqip, si në ministri ashtu edhe në komuna.

“Ajo që lejon Kushtetuta është se, nëse në Kavadar apo në Probishtip ka ndonjë shqiptar i cili dëshiron ta shfrytëzojë të drejtën e tij të përdorimit të gjuhës shqipe, në atë rast, komunikimi duhet të zhvillohet përmes Agjencisë për përdorimin e gjuhëve.

Në çdo njësi të vetëqeverisjes lokale, ku nuk ka shqiptarë, të mos futet dygjuhësia. Kjo nuk do të na bëjë më të afërt me njëri-tjetrin”, tha Panço Minovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

E deputetja e LSDM-së po mundohet ta bindë opozitën se duhet të votohet ky ligj dhe më pas të bëhet debat publik dhe të shtrohen amendamente.

“I nderuar publik maqedonas, ky ligj duhet të sillet pasi që e dini edhe ju se kjo çështje mbeti e hapur edhe 16 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, edhe është kushtetues pasi që ai bazohet në amendamentin e pestë i cili më pas është vënë edhe në Kushtetutën e RM-së”, tha Zhaklina Llazarevska, deputete e LSDM-së.

Debati për gjuhën shqipe në kuvend sipas kryetarit Talat Xhaferi, mund të zgjas deri ditën e premte dhe të votohet në fazën e parë të propozim ligjit për gjuhën shqipe. VMRO-DPMNE-ja opozitare ka ndryshuar qëndrimin, për shqipen. Dikur këtë propozim-ligj e konsideronte anti-kushtetues, ndërsa e quajti si ligj që nuk ndihmon në promovimin e jetës së përbashkët të popullatës në Maqedoni, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Magjepsëse si Del Toro

Magjepsëse si Del Toro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com