• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Nuk mbarojnë sherret e anëtarëve të VV-së

by Java News
12/01/2018 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dardan Molliqaj nuk e përjashton ende mundësinë që në Vetëvendosje të tejkalohen problemet.

Në deklarimin e fundit të tij publik, e vlerëson si pozitive iniciativën për takim midis Kryesisë së Partisë dhe Grupit Parlamentar të VV-së.

“Megjithatë, ndihem tepër i zhgënjyer që anëtarja e kryesisë Dejona Mihali votoi kundër këtij propozimi, ndërsa deputetët të cilët janë edhe anëtarë kryesie, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla abstenuan dhe nuk votuan pro kësaj iniciative”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes Albulena Haxhiu, të cilës Molliqaj ia ka fshirë emrin nga statusi, me të parë atë, raporton KTV.

“Dardan Molliqaj paska thënë se unë kam abstenuar për takimin e përbashkët ndërmjet kryesisë dhe grupit! Kjo është shpifje! Unë kam përkrahur takimin e përbashkët dhe i kam arsyet për këtë! Nëse edhe 1% ka shanse për unifikim, duhet të punojmë në këtë drejtim, e kemi borxh para qytetarëve dhe ia kemi borxh Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Haxhiu.

Pos saj, edhe anëtarja tjetër e partisë, Dejona Mihali, ka mohuar të ketë votuar kundër iniciativës, e për këtë ka thënë se Dardan Molliqaj e ka pasur të lehtë ta vërtetojë, vetëm nëpërmjet një telefonate.“Një ditë do të bëhet më mirë për Lëvizjen e me shumë punë edhe për Kosovën. Unë do të qëndroj sa të kem frymë në krahun e Lëvizjes dhe të Kosovës”, ka shkruar Mihali.

Së fundi, nga pozita e delegatit të Këshillit të Përgjithshëm në Vetëvendosje, duke qenë në Burg të Dubravës, ka dhënë dorëheqje Frashër Krasniqi.Në një letër të dërguar nga burgu, Krasniqi flet për raportet me Albin Kurtin, madje kujton një rast kur ky i fundit e kishte quajtur idiot.“Nuk pendohem as për momentet e mosvlerësimit apo nënvlerësimit, sepse nuk ishte vlerësimi personal ai për të cilin luftonim.

As për momentet e këqija si ai kur sa isha drejtues i Sekretariatit për Media, Albin Kurti më dërgoi e-mail, ku më quajti ‘idiot’, vetëm ngase në faqen e Lëvizjes ia publikova, për të mirën e tij, një foto me familjen e vet, të cilën megjithatë, më vonë ai vetë e përdori për fushatë elektorale”, ka shkruar ai. (b.an)

Next Post
Krujë/ Policit i djegin makinën dhe i hedhin granata në oborrin e shtëpisë

Krujë/ Policit i djegin makinën dhe i hedhin granata në oborrin e shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In