Seanca e parë gjyqësore ndaj Kastriot Ismailajt nuk u zhvilluar, për shkak të moskrijimit të trupit gjykues, pas dorëheqjes së kryetares Enkelejda Hajro, shkruan Dita.
Vetë Ismailaj nuk ishte i pranishëm në seancë, ku do të përfaqësohej nga avokati mbrojtës.
Ai akuzohet nga Prokuroria për pastrim parash në vlerën e 4.6 milionë eurove, për shkak se dyshohet se ka krijuar kompani fiktive për të mbledhur të ardhurat nga faturat e prapambetura të energjisë.
Ismailaj ishte administrator i kompanisë DIA, e cila kishte nënshkruar një marrëveshje me Kompaninë CEZ pak vite më parë për të mbledhur detyrimet e prapambetura të energjisë.
Kompania përveç se përfitoi paratë kreu shumë pak aksione në terren. Gjykata ka vendosur masën e sekuestros për pasuritë e biznesmenit në fjalë.
Seanca e radhës u la për më datë 23 shkurt.
Shqipptarja.com raporton se, pas procesit në arbitrazh ku Kastriot Ismailaj humbi përballë shtetit shqiptar, OSHEE ngre një padi ndaj ish-administratorit të borxheve të CEZ. Shifrat nuk është e shkruar në padi, por sipas avokatit të OSHEE, Romeo Karaj, Ismailaj duhet të dëmshpërblejë qoftë shpenzimet e gjyqit në Arbitrazh, qoftë kontrata e falsifikuara me CEZ, me anë të të cilave ka pasur mjaft përfitime.
Ky është procesi i tretë që zhvillohet në gjykatat shqiptare në ngarkim të Ismailajt pasi dy të tjerë janë në proces në gjykatën e krimeve të rënda, aty ku prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë prej 5 milion euro të sekuestruara biznesmenit.
Ismailaj pak javë më parë në Gjykatën e Arbitrazhit humbi dhe të drejtën e përfitimit të 130 milionë euro me shtetin shqiptar pasi partnerja e tij në këtë kompani tërhoqi padinë.