• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk kishte legjitimitet!”/ Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD! Basha dhe Alibeaj bënë gafë juridike

by S T
19/07/2024 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit që i dha të drejtën e vulës dhe logos, Sali Berishës dhe rrëzoi ankimin e bërë nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

Gjykata e Apelit konstaton pavlefshmërinë e ankimit të bërë nga Enkelejd Aliebaj, i cili në dokumentetin e gjykatës firmosur kërkesën si kryetari i Partisë Demokratike.

Por gjykata konstaton se Enkelejd Alibeaj kishte marrë detyrën si kryetar me një autorizim të lëshuar nga Lulzim Basha në vitin 2021, ndërkohë që pas dorëheqjes së tij publike në vitin 2022, ky akt ishte pa asnjë vlerë.

“Me dorëheqjen publike të z.Lulzim Basha në datën 21.03.2022 autorizimi i lëshuar nga ky i fundit për z. Alibeaj ka mbaruar juridikisht dhe nuk ka qenë më i aftë të prodhojë asnjë pasojë juridike. Autorizimi i z.Lulzim Basha i datës 15.09.2021 nuk kishte më vlerë juridike pas datës 21.03.2022, pas dorëheqjes së tij publike. Gjykata e apelit vlerëson se z. Alibeaj nuk ka pasur legjitimim procedural në përfaqësimin e ankuesit PDSH në gjykim dhe në paraqitjen dhe nënshkrimin e aktit “Ankim””, thuhet ne argumentin e gjykatës së Apelit.

“Gjykata analizon elementët formal të ankimit, gjykata konstaton se ankimi është nënshkruar nga z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e përfaqësuesit me autorizim të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Autorizimi/Akti i Përfaqësimit i datës 15.09.2021, lëshuar nga Kryetari i PDSH-së për zotin Alibeaj, i ka dhënë këtij të fundit tagra të përgjithshme përfaqësimi të subjektit politik PDSH në të gjitha proceset gjyqësore.

Ankimi kundër vendimit nr.3, datë 25.03.2023 është nënshkruar nga z.Enkelejd Alibeaj, si përfaqësues me autorizim i kryetarit të PDSH-së. Bashkëngjitur ankimit është dhe autorizimi i datës 15.09.2021 i lëshuar nga z. Lulzim Basha. Gjykata e apelit vlerëson se autorizimi i datës 15.09.2021, nuk ka pasur efekte juridike pas datës 21.03.2022, kur z.Lulzim Basha ka hequr dorë publikisht nga funksioni i kryetarit të PDSH-së. Në këto kushte përfaqësuesi i tij, z.Enkelejd Alibeaj, nuk ka patur tagrin për të hartuar e nënshkruar ankimin e datës 04.04.2022 për këtë çështje.

Gjykata e apelit vlerëson se pavarësisht se dorëheqja e kryetarit të PDSH z. Lulzim Basha nuk është kryer në formën shkresore dhe as ka gjetur pasqyrim në regjistrin e partive politike, është një fakt i njohur botërisht dhe i pranuar dhe nga organe të tjera administrative dhe gjyqësore vendimmarrëse në procesin zgjedhor.

Sipas vendimit nr.27, datë 16.03.2023 të KAS të lënë në fuqi me vendimin nr.5 datë 27.03.2023 të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, PDSH është përfaqësuar në zgjedhjet vendore të vitit 2023 me nën/kryetar z. Enkelejd Alibeaj, për shkak se është pranuar që kryetari z.Lulzim Basha ka dhënë dorëheqje në datë 21.03.2022. Nga këto akte provuese, provohet se z. Lulëzim Basha nuk ka qenë organi që përfaqëson juridikisht tek të tretët PDSH-në, në momentin e regjistrimit të ankimit 04.04.2022, pasi është njohur dorëheqja e tij në datë 21.03.2022.

Autorizimi për përfaqësim te të tretët, është një akt i njëanshëm delegimi kompetencash. Në rastin e autorizimit prokurës së lëshuar nga personi juridik, nënshkruesi i saj nuk delegon tagra personale por tagra që lidhen ekskluzivisht me detyrën apo pozicionin përkatës. Efektet juridike të autorizimit apo vlefshmëria e tij mbaron automatikisht me mbarimin apo humbjen e kompetencave të personit nënshkrues të autorizimit.

Me dorëheqjen publike të z.Lulzim Basha në datën 21.03.2022 autorizimi i lëshuar nga ky i fundit për z. Alibeaj ka mbaruar juridikisht dhe nuk ka qenë më i aftë të prodhojë asnjë pasojë juridike. Autorizimi i z.Lulzim Basha i datës 15.09.2021 nuk kishte më vlerë juridike pas datës 21.03.2022, pas dorëheqjes së tij publike. Gjykata e apelit vlerëson se z. Alibeaj nuk ka pasur legjitimim procedural në përfaqësimin e ankuesit PDSH në gjykim dhe në paraqitjen dhe nënshkrimin e aktit “Ankim”.

Në kushtet kur përfaqësuesi me autorizim z.Enkelejd Alibeaj, ka bërë ankim kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë pas mbarimit të efekteve juridike të autorizimit, ankimi/apeli i paraqitur nga ky përfaqësues konsiderohet si ankim i bërë nga një person që nuk legjitimohet, si përfaqësues pa tagra.

Për sa më sipër, Gjykata e apelit vlerëson se ankimi i paraqitur nga përfaqësuesi me autorizim z.Enkelejd Alibeaj nuk plotëson parakushtet formale-procedurale për shqyrtimin e tij, pasi është nënshkruar nga një person që nuk legjitimohet të bëjë ankim dhe si i tillë në bazë të nenit 450/ç të KPC, i ndryshuar, nuk duhet të pranohet.

Përsa i përket vendimin nr. 508, datë 22.04.2022 të gjyqtarit të vetëm të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është pranuar ankimi objekt i këtij gjykimi. Gjykata e apelit çmon se në momentin që gjyqtari i vetëm ka vendosur “pranimin e ankimit”, gjykata rishikuese e cila ka në kompetencë funksionale që të bëjë shqyrtimin e këtij mjeti ankimi, pra që të vlerësojë shkaqet e parashtruara në mjetin e ankimit (ankim, rekurs, ankim/rekurs i veçantë), nuk është e lidhur detyrimisht me vullnetin e gjyqtarit të vetëm, por ka detyrimin që të vlerësojë në mënyrë të pavarur dhe kryesisht plotësimin e kushteve dhe kritereve formale të mjetit të ankimit (ankim, rekurs, ankim/rekurs i veçantë), sipas nenit 450 të KPC.

Ky qëndrim, është i bazuar në përcaktimet e nenit 450, pika 3 të KPC, në të cilin është parashikuar shprehimisht se: “Mospranimi i ankimit mund të deklarohet në çdo shkallë gjykimi”.”, thuhet në vendimin e Apelit për logon e PD.

Next Post
Dosja 339, dënohet vëllai dhe motra e ish-deputetit të PS për tjetërsimin e pronave në Lezhë

U arrestuan pas dëshmive të Nuredin Dumanit, GJKKO jep vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ju ulërini dhe bllokoni foltoren, po tani?”/ Belind Këlliçi: Rama talli menderen me shqiptarët…

“Ju ulërini dhe bllokoni foltoren, po tani?”/ Belind Këlliçi: Rama talli menderen me shqiptarët…

September 18, 2025
“Urdhrat nuk i jep Flamur Noka”, deputeti i Berishës zbulon si funksionon PD

“Urdhrat nuk i jep Flamur Noka”, deputeti i Berishës zbulon si funksionon PD

September 18, 2025
SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

September 18, 2025
Padia në SPAK për tenderat e “Bujqësisë”, Murrizi tallet me LSI: Lopët janë blerë me trefishin e çmimit, një mëshqerrë më shumë se një Benz

Zgjedhjet në Tiranë? Murrizi: Kur kandidon Berisha nga Tropoja dhe Rama nga Voskopoja, pse jo unë?

September 18, 2025
Propozimi për reduktimin e numrit të deputetëve bën ‘bashkë’ Berishën me Ramën

Propozimi për reduktimin e numrit të deputetëve bën ‘bashkë’ Berishën me Ramën

September 18, 2025
‘Zbutjen’ Trump-Putin, Berisha e sheh si ‘amnisti’ për paratë ruse?!

Berisha: Veliaj po trajtohet në mënyrë ç’njerëzore! Ulsiu dhe një vrasës i shkuan në qeli dhe…

September 18, 2025
Rinumërimi i 40% të votave, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Nuk lini model të ndyrë pa sajuar për një…

“Një shofer, një makinë dhe 2 këshilltarë”, Murrizi: Berisha i dha oksigjen partisë së Metës

September 18, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Berisha: Do të futemi në zgjedhjet e Tiranës! Alimehmeti është një…

September 18, 2025
Helikopteri i çiftit Trump pëson defekt, Shtëpia e Bardhë sqaron ngjarjen: Ndodhi kur…

Helikopteri i çiftit Trump pëson defekt, Shtëpia e Bardhë sqaron ngjarjen: Ndodhi kur…

September 18, 2025
“Basha u pompua artificialisht nga Berisha”, Murrizi: Nuk erdhi në politikë nga këllqet e votave

“Basha u pompua artificialisht nga Berisha”, Murrizi: Nuk erdhi në politikë nga këllqet e votave

September 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com