• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

‘Nuk kisha parë asnjë lloj shenje’, në moshën 24-vjeçare mësoi se ishte i adoptuar, Ervisi rrëfen si e zbuloi të vërtetën

by Java News
27/11/2022 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ervisi deri në moshën 24-vjeçare nuk e dinte se ishte një fëmijë i birësuar, kjo për shkak se kurrë nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë, apo nuk kishte ndier ndonjë diferencim nga prindërit birësues. Por në moshën  24 vjeçare fare papritur ai mëson këtë të vërtetë nga një person i njohur i cili ja thotë  këtë në muhabet e sipër.

Mënyrën se si ai e  zbuloi se ishte  i birësuar e ka rrëfyer në rubrikën “Ka një mesazh për ty”,  në “E Diela Shqiptare”, pa e ditur se babai dhe vëllai i tij biologjik po e dëgjonin.

Ardit Gjebrea: Ti kur e ke marrë vesh se ke qenë i birësuar?

Ervisi: Në moshën 24 vjeç.

Ardit Gjebrea: Si ka mundësi që deri në moshën 24 vjeç nuk pate asnjë shenjë nga askush?

Ervisi: Edhe mua kjo gjë më çuditi shumë, nuk kisha parë asnjëlloj diference.

Ardit Gjebrea: Në fakt kjo gjë ka edhe një motiv se pse nuk të ka shkuar në mendje sepse ti ke edhe një vëlla më të vogël.

Ervisi: Po, Taulantin.

Ardit Gjebrea: Sa vite më i vogël se ty është?

Ervisi: Është 7 vjeç  më i vogël.

Ardit Gjebrea: Pra nga historia e prindërve të ty atra mendonin se nuk do bënoin më fëmijë dhe të birësuan. Më pas në mënyrë biologjike mami sjell në jetë vëllain tënd, pas 12  vitesh martesë.  Një djalë i adoptuar në shtëpi dhe një djalë biologjik në shtëpi, por ti nuk dije gjë.

Ervisi: Nuk kisha parë asnjë lloj shenje. As nga të tjerët nuk kisha dëgjuar.

Ardit Gjebrea: Ndaj thash se kur i përjeton ato momente, shikon mamin shtatzënë dhe thua kështu kam qenë dhe unë. Po në moshën 24-vjeçare çfarë ndodh?

Ervisi: Një ditë kthehem nga puna e në një bar-kafe takoj dy persona të njohur, dy miq të mi dhe ulemi. Pasi flasim pak tema kaloi te fëmijët e birësuar dhe njëri prej tyre më thotë të birësuarit si puna jote..   unë u preka ngela.

Ardit Gjebrea: Ti mbete i çuditur ç’lidhje kishte kjo bisedë  me ty?

Ervisi: Po. Ai e ndërpreu bisedën dhe më tha ti e di? I thashë, po kam dëgjuar diçka. Ndejtëm sa ndejtëm e erdhi koha të largoheshim. Vete në shtëpi me idenë pse ta thotë këtë gjë, po filloja të dyshoja. Kur vete në shtëpi shikoj babain edhe i them dua të them diçka, por unë nuk e besoj për momentin, por kur ti të thuash, po ose jo do e besoj. Dhe i thash sot mora vesh që jam fëmijë i birësuar. Ai ngeli për momentin dhe u mbush me lot. I thash ti e ke bërë pjesën tënde, detyrimin e edukimit dhe të  rritjes së fëmijës. Pastaj më tregoi historinë e tij, pas 7 vitesh martesë me nënën tënde  ne vendosëm të birësonim një fëmijë sepse nuk po arrinim të na dhuronte Zoti një. Më morën në shtëpinë e fëmijës në Vlorë ka qenë viti 1987 unë isha 2 vjeç. Disa orë më vonë i thash edhe mamasë. Edhe ajo u prek por nuk e dha shumë veten. Me sa duket babai e kishte parapërgatitur.

Next Post
617 kërkesa për azil në Shqipëri në 10 muaj, shumica dërrmuese nga Afganistani

617 kërkesa për azil në Shqipëri në 10 muaj, shumica dërrmuese nga Afganistani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In