Vrasja e Ardian Nikulajt në momentet e para u përdor për akuza nga disa eksponentë të politikës. Ishte pikërisht Sali Berisha, i cili tha se pas këtij atentati qëndron kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dhe kryeministrin Edi Rama, por hetimet mbi krimin hodhën poshtë akuzat e tij.
Policia tha se Nikulaj është vrarë për gjakmarrje dhe për këtë krim kanë bashkëpunuar një grup prej 6 personash. Gazetari Mero Baze tha se është krijuar një traditë e keqe e akzuave që bën opozita, kryesisht Sali Berisha kundrejt qeverisë, pa pasur asnjë provë.
“Tani është krijuar një traditë e keqe në këtë aspekt, sidomos me akuzat që bën opozita, kryesisht Sali Berisha. Së parti, kjo tregon mungesën e respektit. Ngjarja është shumë e rëndë, dhe të sillesh si gjykatës dhe prokuror në minutat e para kur askush nuk donte gjë, dhe të akuzosh menjëherë politikisht do të thotë të vendosësh në rrezik edhe jetë njerëzish, të cilët nuk janë të përfshirë në këtë histori”, u shpreh ai.
Sipas tij, opozita me këtë gjuhë synon të ilustrojë steriotipin e saj se zgjedhjet në Shqipëri po shoqërohen me vrasje politike.
“Kjo tregon se opozita ka nevojë të ilustrojë stereotipin e saj të krijuar që zgjedhjet në Shqipëri do shoqërohen me vrasje politike, se zgjedhjet filluan të tensionohet, këta do eliminojnë kundërshtarët. Çka nuk është e vërtetë. Mendoj se është edhe nga një mungesë e një agjendë, e cila e mbush fushatë elektorale me ngjarje që dalin rrugës. Me çfarë ti dali, I ka dalë një vdekje, përdor, i del një vrasje, e përdor edhe atë”, tha ai.
Gjatë intervistë në “Tema e Ditës” ne ABC News, Baze shprehet se tani që u zbardh ngjarja, Berisha nuk kërkon falje për akuzat dhe sipas tij kjo praktikë “shpifjesh” dhe akuzash duhen ndëshkuar.
“Tani që u zbardh ngjarja se nuk ka lidhje me politike. Berisha as nuk kërkon falje, është krijuar një imunitet I rrezikshëm ndaj akuzave edhe ndaj atyre që i bëjnë dhe atyre ndaj të cilëve drejtohen. Rreziku më i madh është krijimi i imunitetit të akuzave”, tha ai./m.j