• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk keni vitet e punës? Ja si mund të përfitoni pension pleqërie

by Java News
01/07/2018 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo qytetar apo emigrant që dëshiron të derdhë kontribut vullnetar në Shqipëri për të marrë pension pleqërie mund të përfitojë zbritje nëse parapaguan për vitin korrent. Kështu, nëse qytetarët duan të blejnë vitet e punës për periudha kur nuk kanë qenë në punë, pagesa është standard në 5184 lekë. Por nëse parapaguajnë në fillim të periudhave për vitin 2018, pagesa ka zbritje të ndjeshme. Kështu, nëse parapaguhet i gjithë viti, zbritja është 6 për qind mbi shumën. Nëse parapaguhen 6 muaj, zbritja është 3 për qind mbi shumën totale dhe nëse parapaguhen 3 muaj, qytetarët përfitojnë 1.5 për qind zbritje. Për të përfituar pension pleqërie, qytetarët duhet të sigurojnë minimalisht 15 vite pune dhe në këtë rast përfitojnë pension të pjesshëm. Ndërsa me 36 vite e 4 muaj sigurim përfitojnë pension të plotë pleqërie. Me reformën e re në pensione sa më shumë kontribute të derdhësh, aq më i lartë është edhe përfitimi. Çdo qytetar ka të drejtë të përfshihet në skemë dhe të derdhë kontributet për vitet e kaluara edhe pa qenë të siguruar më parë.

Përfituesit

Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk u ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar. Shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve universitare, pasi periudha e studimeve pasuniversitare është me pagesë. Shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm dhe dëshirojnë t’i plotësojnë ato nëpërmjet sigurimit vullnetar. Personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare mund të bëjnë sigurim vullnetar për mbulimin e periudhave të kaluara nga data 01.01.1994 deri në datën që kanë lënë shtetësinë. Sa është masa e kontributit për sigurim vullnetar për periudhat e kaluara? 1. Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohet nga koha kur bëhet pagesa (aplikohet masa që është në fuqi në momentin e kryerjes së pagesës, masë e cila miratohet me VKM, për degën e pensioneve). 2. Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara bëhet vetëm në kuotën minimale dhe është 5 184 lekë për një muaj sigurim vullnetar. Kjo kuotë i korrespondon pagës minimale mujore: 24 000 x 21.6%. Në këto pagesa nuk aplikohen zbritje. Përfitimet nga sigurimi vullnetar për periudhat e kaluara: – Vjetërsi pune, e cila influencon në plotësimin e kushteve për të përfituar një pension. – Pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar, në nivel minimal.

Kontributi për sigurim vullnetar

Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës për efekt kontributesh të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa. Pagesa aktuale për një muaj sigurim vullnetar është 5 184 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 24 000 lekë x 21.6%. Për pagesat paradhënie aplikohen zbritje në Instituti i Sigurimeve Shoqërore në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje: – 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar); – 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar); – 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar). Por pagesat e vitit korrent mund të bëhen edhe me shumëfishin e kuotës minimale mujore, 5 184 lekë, deri në kufijtë e pagës maksimale. Përfitimet nga sigurimi vullnetar për vitin korrent: – pensione minimale pleqërie, invaliditeti dhe familjar; – pensione më të larta se niveli minimal, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave të paguara.

Sigurimi vullnetar për vitin korrent

Sigurim vullnetar për vitin korrent mund të paguajnë të gjithë shtetasit shqiptarë që:
Kanë mbushur moshën 18 vjeç deri në arritjen e moshës për pension. 
Nuk mund të sigurohen në sistemin e sigurimit të detyrueshëm. 
Nuk mund të sigurohen në sistemin e të vetëpunësuarve në bujqësi.
Nuk u ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar./GSH

a.ç

Next Post
BOTERORI/ Spanjë- Rusi, befasi në të dyja formacionet, Iniesta dhe ylli i Rusisë në stol!

BOTERORI/ Spanjë- Rusi, befasi në të dyja formacionet, Iniesta dhe ylli i Rusisë në stol!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In