• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nuk keni ofertë në celular? Mund ta përdorni internetin falas!

by
02/09/2015 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

AKEP heq kufizimet për internetin, tani mund ta përdorni falas

Nga 1 shtatori, kompanitë telefonike në Shqipëri janë të lira të përdorin spektrin e frekuencave  900/1800 dhe 2100MHz.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka hequr kufizimet për përdorimin e këtyre frekuencave, duke u dhënë liri operatorëve të shpërndajnë internet me platformat 2G GSM, 3G UMTS, 4G LTE dhe WiMAX.

“Që nga data 1 shtator të gjithë operatorët e autorizuar nga AKEP-i për përdorimin e këtyre frekuencave mund të ndërtojnë sistemet e tyre bazuar në teknologjitë GSM-2G, UMTS-3G, LTE-4G, WiMAX , për të ofruar shërbime të një cilësie dhe standardi më të lartë e kryesisht ata broadband”, bën me dije organizmi në një komunikatë zyrtare në internet.

Sipas AKEP-it, heqja e kufizimeve teknologjike krijon mundësinë  e përdorimit të spektrit të frekuencave nga përdoruesit e tij mbi parimin e neutralitetit teknologjik dhe të shërbimeve.

 

NJOFTIMI I AKEP/ NGA 1 SHTATORI LTE/4G EDHE NË 900/1800 MHz

Sot më datë 1 shtator 2015 hyjnë në fuqi VKD të AKEP për heqjen e kufizimeve teknologjike në përdorimin e brezave të frekuencave 900/1800 MHz dhe 2100 MHz. Heqja e kufizimeve teknologjike krijon mundësinë  e përdorimit të spektrit të frekuencave nga përdoruesit e tij mbi parimin e neutralitetit teknologjik dhe të shërbimeve.

Në zbatim dhe të detyrimeve që rrjedhin nga VKM nr.300, “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr.468, datë 30.05.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për Miratimin e Planit Kombëtar për Zhvillimin e Broadband-it”, që nga data 1 Shtator të gjithë operatorët e autorizuar nga AKEP për përdorimin e këtyre frekuencave, 900/1800/2100/2600 MHz, mund të ndërtojnë sistemet e tyre bazuar në teknologjitë GSM-2G, UMTS-3G, LTE-4G, WiMAX , për të ofruar shërbime të një cilësie dhe standarti më të lartë e kryesisht ata broadband.

Në këtë kuadër me qëllim maksimalizimin e efektivitetit të shfrytëzimit të spektrit, u krye edhe procesi i riorganizmit të tij, duke krijuar spektër të vijueshëm për të gjithë operatorët e autorizuar.

Gjithashtu bëhet e mundur që bazuar në nevojat dhe kapacitetet e tyre operatorët të menaxhojnë me efektivitet shfrytëzimin e spektrit bazuar në parimin e bashkëekzistencës së teknologjive në këto breza.

Me këto vendime, përmbyllet një proces sa kompleks aq edhe i vështirë. Është dashur gati dy vjet duke përfshirë, studimet, planifikimet, këshillimet me palët e interesuara deri në marrjen e këtyre vendimeve.

Rëndësia e këtij procesi lidhet dhe me faktin që edhe pse disa vende të tjera e kanë filluar shumë kohë më parë këtë proces vetëm së fundmi kanë mundur ta finalizojnë atë për shkak të kompleksitetit dhe vështirësive që mbart realizimi i tij.

Së pari u dhanë në përdorim brezat e lirë në këtë spektër me qëllim që operatorët të kenë mundësi të optimizojnë sistemet e tyre për të mundësuar vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve të telefonisë dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve broadband përfshi 4G. AKEP arriti që në përfundim të procedurave për dhënien në përdorim të këtyre brezave të akumulojë për buxhetin e shtetit një shumë rreth 40 milion euro që krahasuar me numrin e popullsisë, numrin e operatoreve, GDP etj. është shumë e lartë në raport me atë të marrë nga këto gara në vendet e tjera.

I gjithë procesi ka qënë transparent, asnjëanës dhe i hapur për median e publikun. Falë këtij vullneti dhe bashkëpunimi me aktorët e përfshirë në këtë proces u arrit që riorganizmi i spektrit dhe fillimi i shfrytëzimit të tij pa kufizime teknologjike të bëhej pa kosto shtesë për operatorët.

Aktualisht, është bërë e mundur që Plani Kombëtar i Frekuencave të Shqipërisë të harmonizohet me atë të CEPT (Konferenca Europiane e Postave dhe Telekomunikacioneve).

AKEP, aktualisht po punon për hartimin dhe finalizimin e një plani të përbashkët me operatorët celulare për dy vitet në vazhdim me qëllim orientimin e investimeve për të përmirësuar cilësinë e mbulimit me shërbim në zonat e thella dhe me densitet të ulet të popullsie dhe për të rritur mbulimin me shërbime broadband në të gjithë territorin e vendit.

Redaksia Java News/ f.g

 

 

Next Post

(Foto) Era bëhet “dru” me hashash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

January 23, 2026
Vokshi: Primaret do të zhvillohen në 72 degët e PD-së

“Distancohemi nëse plas molotovi!”/ Albana Vokshi: Protesta nuk do jetë e dhunshme

January 23, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Siguria në burgje, vija e kuqe”, Lamallari: Do intensifikohen kontrollet në institucionet e vuajtjes së dënimit

January 23, 2026
SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

January 23, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit

Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit

January 23, 2026
Parkimi dysh të çon në burg/ Ndryshimet në Kodin Penal, diskutohet edhe për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

Parkimi dysh të çon në burg/ Ndryshimet në Kodin Penal, diskutohet edhe për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

January 23, 2026
Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

January 23, 2026
Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj në Bordin e Paqes

Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj në Bordin e Paqes

January 23, 2026
“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

January 23, 2026
Ndodh në një lokal në Kukës: 5 persona dhunojnë dhe tentojnë të vrasin të riun

Ndodh në një lokal në Kukës: 5 persona dhunojnë dhe tentojnë të vrasin të riun

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In