• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

by El Be
05/04/2026 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i është ofruar publikut sërish me një libër. Këtë herë ai ka shkruar “Në Sofrën e Hënës, një përmbledhje e fjalimeve që ka mbajtur gjatë darkave të Iftarit.

Gjatë një interviste me Monika Stafën në “Exclusive” në Top Channel, ai thotë se librin e ka shkruar edhe për shkak të dashurisë që ka ai për gjuhën e bukur shqipe.

Rama flet gjithashtu për librat që lexon, shkrimtarin e vetëm me të cilin është takuar, por edhe episode nga kohët e komunizmit, kur detyroheshin të lexonin fshehurazi librat e ndaluar.

Pjesë nga intervista:

Stafa: Zoti Kryeministër, doja t’ju përgëzoja fillimisht për librin tuaj “Në sofrën e hënës”, jo aq si autor të disa fjalimeve që keni mbajtur gjatë darkave të Iftarit por ndoshta sepse më pëlqeu më shumë arsyeja që e keni botuar atë. E bëra, thatë ju në një podcast aty nga fundnëntori, për shkak të shqipes. Asnjë autor nuk kam dëgjuar të gjejë një arsye të tillë për të shkruar, vec Ismail Kadaresë…

Edi Rama: Kjo është një mënyrë e të parit, por besoj se mënyra se si e shikoj unë këtë, është thjesht një njeri që është dashuruar me gjuhën dhe që gjen tek gjuha amtare arsye për ta shkruar gjuhën, gjë që mua më entuziazmon edhe kur bëj një mesazh të thjeshtë me dikë që komunikoj apo edhe kur dikur shkruaja komente në përgjigje të njerëzve në Facebook. Pra, është dashuri për gjuhën shqipe. Nuk kam asnjë mundësi që të krahasohem as me Ismail Kadaren as me dikë tjetër, por thjesht dua gjuhën shqipe, më pëlqen ta shkruaj dhe më vjen shumë mirë kur ajo që shkruaj mbetet e printuar, e shtypur në një libër.

Stafa: Shkova një ditë në librarinë Babel, tek rafti ku e kishte vendosur Arlinda librin tuaj. Aty ishin dy zotërinj, njëri m’u afrua dhe më tha ky autori që ka shkruar këtë libër.. e kam pasur bashkëstudent në arte. Ishte i vetmi që merrte libra fshehurazi i fuste në xhaketë dhe na i lexonte ne dhe i diskutonte. Punonte në një studio skulptori sot… Kaq shumë i keni dashur librat sa i merrnit fshehurazi dhe i diskutonit me miqte?

Edi Rama: Këtu është fjala për kohën kur kishte shumë libra të ndaluar, nuk është fjala për libra që ishin në dispozicion të të gjithëve. Në atë kohë kishte shumë libra të ndaluar. …Dhe gjenim gjithëfarë lloj mënyrash për të patur akses tek librat e ndaluar, historira nga më të pabesueshmet sot. Përshembull më kujtohet se si kemi parë njëherë një libër të Sezanit, Sezani është një nga ata pararendësit e transformimit epokal në pikturë, që hapi praktikisht rrugën për ata që erdhën dhe u quajtën kubistët. Dhe libri na ra në dorë pasi paraprakisht morëm një informacion që gjendej në një shtëpi, në atë shtëpinë ishte një vajzë e cila kishte lidhje me një djalë dhe djali ishte shoku i një shoku dhe nëpërmjet djalit, arritëm të kemi akses tek vajza, e cila e hoqi librin nga biblioteka e të atit, por vuri kushtin që libri duhej të kthehej para orës 3. Sepse i ati kthehej në shtëpi dhe nëse e vinte re mungesën e këtij libri që duke qene një libër i ndaluar ishte në njëfarë mënyre një lloj bombe, atëherë do të shqetësohej. Ne ishim në shkollë, e kishim larg shtëpinë, nuk mund të iknim nga shkolla për të parë librin. Dhe libri u vu në banjo, në atë pjesën sipër të banjos, nuk e di si quhet në shqip ku mblidhet uji. Dhe ishte fiks si ajo revolja e Al Pacinos në restorant tek “Godfather”, ku fton atë shefin e policisë të takohen për darkë që të bëjnë një marrëveshje dhe pastaj shkon në banjë, merr revolen dhe e vret. Dhe ne dilnim nga klasa njëri pas tjetrit, shikonim librin dhe ktheheshim në klasë. Janë gjëra të pabesueshme sot, por në atë kohë ishin arsyeja pse ne përpiqeshim vazhdimisht dhe ishin dhe motivi që na frymëzonte për t’u marrë me pikturë, për t’u marrë me art dhe për të ushqyer ëndrrën që do bënim namin.

Stafa: Sot a keni kohë të lexoni dhe çfarë lexoni?

Edi Rama: Për hir të së vërtetës sot ka ndryshuar çdo gjë dhe nuk është veç për mua por për shumicën dërrmuese të njerëzve. Ata që kanë akoma aftësinë dhe fuqinë që të izolohen për të vazhduar të lexojnë libra rregullisht janë me shumë fat. Ndërkohë që unë lexoj, por jo në mënyrë sistematike më. Dhe prej kohësh tanimë jam i fokusuar vetëm në disa drejtime që lidhen me atë që bëj, sepse më duhet të lexoj më shumë për shkak të detyrës se sa për dëshirë apo kuriozitet. Dhe patjetër që një pjesë e lexoj në libra, ndërsa një pjesë jo të vogël e lexoj përmes telefonit.

Stafa: A takoni shkrimtarë shqiptarë, miq, dhe kë?

Edi Rama: Kam takuar hera herës Ismail Kadarenë, deri sa u nda nga jeta, por përndryshe jo.

Stafa: ...Unë e kam ndjekur pasionin që keni për artin e për dijen sidomos. Veç njohjes që merrni nga dija, çfarë raporti tjetër ke me dijen, përveç njohurive?

Edi Rama: Është për mua kuriozitet, nuk është pasion akademik, nuk është vullnet për të mësuar, por është kuriozitet dhe sigurisht bëhet pastaj vullnet për të mësuar përsëri kur duhet të mësoj për shkak të detyrës që kam, duhet të lexoj dhe të kuptoj gjëra që janë pjesë e formimit tim të kahershëm. Nuk ka asgjë të veçantë në të gjitha këto, thjesht jam shumë i dashuruar me gjuhën shqipe, më pëlqen jashtëzakonisht shumë shqipja, është e mahnitshme. Dhe ndiej shumë kënaqësi kur më jepet mundësia të loz me fjalët e gjuhës shqipe. Dhe pastaj pjesën tjetër që ka të bëjë me librin, e kam përgjithësisht kuriozitet, leximin më saktë. Se tani libri në kuptimin klasik është vetëm njëra pjesë e leximit, pjesa tjetër siç të thasë është digjitale, ose për arsye të punës.

Stafa: Në një nga ligjërimet tuaja keni thënë që është rruga drejt shpirtërores.

Edi Rama: Aty përgjithësisht jam fokusuar tek librat e shenjtë dhe për hir të së vërtetës edhe kërkimi i fjalëve në Kuran ka qenë kurioziteti për të kuptuar pak më mirë islamin dhe për të verifikuar me sytë e mi dhe mendjen time gjëra që u bënë shqetësuese në një kohë ndaj islamit. Dhe islami është absolutisht i jashtëzakonshëm, ndërkohë që në librat e shenjtë Biblën, e kam pasur në dorë dhe e kam lexuar shumë kohë më parë, në kohën e librave të ndaluar. Por Kuranin jo. Me Kuranin jam takuar shumë më vonë, shumë më vonë dhe mbasi u bë një libër i lejuar.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In