• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nuk kam përfunduar akoma”, Kamala Harris: Mund të garoj sërish për presidencën e SHBA në 2028

by Os De
25/10/2025 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, ka deklaruar se mund të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë, pas humbjes me Donald Trump, në nëntor të viti të kaluar. 

Në intervistën e saj të parë në Mbretërinë e Bashkuar, Harris tha për BBC se një ditë mund të jetë presidente dhe shprehu bindjen se në të ardhmen do të ketë një grua në postin më të lartë të Amerikës. 

Harris dha sinjalin më të fortë deri tani se mund të garojë sërish në vitin 2028, duke injoruar sondazhet që e shohin atë si një jashtakandidate për nominimin e demokratëve. 

Ajo e quajti presidentin Trump “tiran” dhe tha se paralajmërimet që kishte bërë për sjelljen e tij gjatë fushatës janë vërtetuar të sakta. Harris kritikoi gjithashtu liderët e biznesit dhe institucionet që, sipas saj, kanë bindur për shpejt Trumpin. 

“Nuk kam përfunduar,” tha ish-zëvendëspresidentja. “Kam jetuar gjithë karrierën time në shërbim të publikut dhe kjo është në natyrën time.” 

Ajo shtoi se nuk e ka dëgjuar kurrë sondazhet: “Nëse do të dëgjoja sondazhet, nuk do të garoja për asnjë nga postet e mia të mëparshme dhe sigurisht nuk do të isha këtu sot”, u shpreh ajo. 

Harris gjithashtu u shpreh se parashikimet e saj për sjelljen autoritare të Trump janë realizuar, duke përmendur shembullin e heqjes nga ajri të komikut Jimmy Kimmel pas një shaka për vdekjen e influencuesit të krahut të djathtë, Charlie Kirk. 

Harris së fundmi ka publikuar librin e saj “107 Days”, ku rrëfen fushatën e saj të shkurtër për presidencë pas tërheqjes së Biden nga gara. Ajo tha se me më shumë kohë mund të kishte përqendruar më shumë fushatën te çështjet e ekonomisë dhe të përditshmes së amerikanëve. 

Megjithatë, Harris nuk ka marrë ende vendim përfundimtar për një garë të re, por është e qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga politika. 

Next Post
Rikthehet ora diellore! Sonte në orën 03:00, akrepat shkojnë 60 minuta pas! Flemë një orë me shumë

Rikthehet ora diellore! Sonte në orën 03:00, akrepat shkojnë 60 minuta pas! Flemë një orë me shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

February 14, 2026

Sulmuan institucionet dhe plagosën 19 policë, Gjykata lë të lirë protestuesit e 10 shkurtit

February 14, 2026
VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

February 14, 2026
Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

February 14, 2026
EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

February 14, 2026
I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

February 14, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur katastrofën planetare

February 14, 2026
Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Dita e dytë e Konferencës në Mynih, Rubio: SHBA-të do të mbeten gjithmonë një “fëmijë i Europës”

February 14, 2026
Bota e së djeshmes

Bota e së djeshmes

February 14, 2026
FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In