• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nuk kam lidhje me Nelgert Patën, jam shoferi”, por mesazhet e tradhtuan Ari Alinanin

by A R
23/11/2016 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje nga dëshmia e Ari (Ilirjan) Alinani, shoferit që mbeti i plagosur teksa Nelgert Pata u ekzekutua me armë në periferi të Fierit. Ai u prangos dje dhe është marrë në pyetje dje, por dëshmia e tij ka qenë kontradiktore me faktet e disponuara nga grupi hetimor.

Shoku i Pates
Shoku i Pates

Alinani, 39 vjeç, banues në Delvinë, u ndalua për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjatë marrjes në pyetje, 39- vjeçari, i cili ishte shofer në mjetin ku u ekzekutua Nelgert Pata, ka deklaruar se pa dy persona të armatosur me kallashnikovë, që qëlluan drejt tyre, por nuk mundi të identifikojë asnjërin, raporton “Panorama”.

Sipas dëshmisë së dhënë prej tij, ai nuk kishte njohje me viktimën Pata. Por ka qenë ky i fundit që gjatë këtyre ditëve të qëndrimit të tij në Fier, e kishte marrë atë si taksist, duke i paguar të gjitha lëvizjet.

“Nuk kam lidhje me viktimën. Nuk dija se çfarë problemesh kishte dhe as që ishte në kërkim nga Policia. Isha vetëm në shërbim të tij si shofer, punë për të cilën më paguante”, mësohet të ketë dëshmuar para grupit hetimor 39-vjeçari.

Ai ka deklaruar se ka dëgjuar vetëm krismat dhe dy persona, të cilët janë larguar me vrap drejt një automjeti, por pa i shquar ata apo targën e mjetit. Por hetuesit dyshojnë se ai ka pasur njohje dhe dijeni për të kaluarën e viktimës, i cili në ditët e fundit po ruhej nga vrasësit.

Ndalimi i të plagosurit Alinani u bë menjëherë pasi, pas verifikimit të tabulateve telefonike, por edhe mesazheve të mbetura në celularin e tij dhe të viktimës, është konfirmuar komunikim i hershëm mes tyre.

Kjo rrëzoi edhe alibinë e të plagosurit që pretendoi para hetimorëve se nuk e njihte më parë Nelgert Patën. Për këtë shkak, policia e ndaloi atë për veprën e mësipërme./Panorama/a.m.

Next Post
Rusia dhe SHBA-ja kërkojnë ekstradimin e hakerit rus që ndërhyri në këto servera

Rusia dhe SHBA-ja kërkojnë ekstradimin e hakerit rus që ndërhyri në këto servera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

February 27, 2026
Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

February 27, 2026

Dosja Veliaj / Hidhet shorti për trupën gjykuese, kryesuese Ëngjëllushe Tahiri

February 27, 2026
Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

February 27, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Mashtroi 24-vjeçaren në Krujë dhe mori kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari

February 27, 2026
Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

February 27, 2026
“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

February 27, 2026
Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

February 27, 2026
Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

February 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In