• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nuk ka Vetting për Llallën, Zëri i Amerikës: Ka llogari të hapura me drejtësinë

by A R
11/06/2018 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, duke qenë se ky i fundit kishte hequr dorë nga e drejta për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit, e për pasojë mbetej jashtë radhëve të sistemit të Drejtësisë. Kolegji u vu në lëvizje nga një ankim i Komisionerit publik, sipas të cilit, dorëheqja e zoti Llalla nuk ishte bërë konform rregullave e për pasojë ai konsiderohej ende një magjistrat. Por avokati i ish Kryeprokurorit, mbrojt gjatë gjithë kohës tezën se dorëheqja është shprehje e një vullneti personal të sanksionuar në Kushtetutës.

Por ndërsa mbylli këtë kapitull, zoti Llalla ka ende llogari të hapura më drejtësinë shqiptare. Që prej 15 marsit ndaj tij ka nisur nje hetim për të paktën 4 vepra penale të ‘Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë , interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, ‘Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi’, ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale’ dhe të ‘Shpërdorimit të detyrës’. Hetimet nisën fillimisht në Prokurorinë e Durrësit, por më pas u transferuan në Prokurorinë për Krimet e Rënda në Tiranë.

Zoti Llalla u largua nga detyra në fillim të Dhjetorit të kaluar, në përfundim të mandatit, ndërsa zëvendësimi i tij me një drejtues të përkohshëm, zonjën Arta Marku u shoqërua me polemika të forta dhe kundërshtime nga ana e opozitës, sipas së cilës qeveria po vendoste kontrollin mbi Prokurorinë. Gjatë vitit të fundit të tij në detyrë, zoti Llalla pati përplasje pubike me ambasadën amerikane. Atij ju refuzua viza për në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ambasadori amerikan e akuzoi hapur se prej kohësh ishte angazhuar kundër Reformës në Drejtësi, ndërsa për largimin e tij nga detyra ambasada amerikane u shpreh se “Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur”. Në muajin Shkurt të këtij viti Departamenti i Shtetit njoftoi se i kishte ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, duke shpjeguar se Sekretari i atëhershëm I Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni./VOA/a.m.

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Po. Një teatër të ri dhe lulishte, po jo kulla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

February 26, 2026
Korreshi flet me bindje: Basha nuk ka asnjë marrëdhënie me SHBA-të

Pas largimit nga qeveria, a do t’i hiqet imuniteti Ballukut? Korreshi: Varet nga presioni i…

February 26, 2026
Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

February 26, 2026
EMRAT / 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

“Spiropali ishte në Kosovë dhe Vengu në Hungari”, analisti: Nuk e kanë ditur që do shkarkohen

February 26, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

“Luftoi opozitën”, Beleri: Bëra betejë për të gjetur dokumentet për Irena Gjokën dhe takova avokatin e saj

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

February 26, 2026
Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

February 26, 2026
Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

February 26, 2026
“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

February 26, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In