• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ka “vdekur” ende 18 Maji, Alibeaj: Besë Ramës nuk i kam por…

by A R
26/09/2017 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e Report Tv ka komentuar paketën e propozimeve të Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore.

Alibeaj theksoi se opozita nuk ka kushte për këtë reformë, por ka kërkuar një Kod Zgjedhor i cili të garantojë zgjedhjet e ardhshme, duke e vënë theksin te votimi dhe numërimi elektronik si dhe te rritja e peshës së votuesve.

“Angazhimi ynë është i sinqertë, real. Ato që Rama i quan tre kushte, ne i quajmë premisa. Aty janë çështje të cilat do duhet të adresohen nga kjo reformë. Një sinjal mund të jetë edhe ai që vjen prej marrëveshjes së 18 majit. Unë besë Ramës nuk i kam pasi është nga ata që shohin se ku i dalin llogaritë e veta“, tha deputeti demokrat.

Sa i takon koordinimit të dy partive opozitare në Kuvend, PD dhe LSI, Alibeaj tha se PD nuk do bashkëpunojë me këtë forcë politike, por gjithsesi e la të hapur si opsion, nëse i bashkohet kauzave të demokratëve.

“S’ka bashkëpunim me LSI, vetëm nëse i bashkohet kauzave tona“.

Alibeaj foli edhe për shkurtimin e strukturës së organeve të Vettingut nga Kuvendi. Ai tha se PD do depozitojë në seancën e Kuvendit një paketë amendamentesh të cilat parashohin rikthimin e organikës së propozuar nga organet e Vettingut.

“Mbi 95% e shqiptarëve duan drejtësi të pavarur. PS pati shënuar vetë në kushtetutë pagën e këtyre komisionerëve 6 milionë e më lart. Sigurisht që kjo krijon mundësi për gjyqtarë të pakorruptueshëm. Organeve të Vettingut u duhet dhënë e gjithë mbështetja e nevojshme.

Ne do të ofrojmë amendamente edhe në seancën parlamentare që të propozohet e miratohet nga Kuvendi e njëjta strukturë dhe nivel page sicc kanë propozuar organet e vetingut. Dhe mesazhi është, ne japim shpërblimin, ju popullit i jepni shërbimin. Sinjale te verbërisë së Ramës janë ende të forta“, tha.

Z.Alibeaj, çfarë përmban paketa e PD për Reformën Zgjedhore? Maxhoranca i ka quajtur kushte…
Eshtë kërkesë për ngritjen e kom të reformës zgjedhore. Historikisht, kohë më parë, ka pasur ndryshime të Kodit dhe është e natyrishme që të update-ohet me zhvillimet elektorale të vendit. Pas zgjedhjeve rezultati i të cilave nuk ishte i shëndetshëm për ne, që në momentet e para të legjislaturës së re kemi kërkuar ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore. Nuk janë kushte ato që ka propozuar Lulzim Basha. Kusht që ne kërkojmë një iniciativë ligjore, që ne synojmë që ta çojmë votën afër individit që të përcaktojë zgjedhjen e përfaqësuesit të vet. S’është të thuash që vota e shqiptarëve të jetë e barabartë, që ne kërkojmë një sistem zgjedhor i cili të bazohet te votimi dhe numërimi elektronik. Këto janë premisa bazë të një shoqërie e cila në viti 2017 duhet t’i kishte kaluar këto probleme. Ne duam që të ketë sistem zgjedhor, mekanizëm zgjedhor që t’i japë peshën e duhur votuesit shqiptar. Në PD po punon një grup pune për këtë çështje.

Do kemi një produkt konkret që do qetësojë “gjakrat”?
E pse të mos e kemi? Angazhimi ynë është i sinqertë, real. Ato që Rama i quan tre kushte, ne i quajmë premisa. Aty janë çështje të cilat do duhet të adresohen nga kjo reformë. Një sinjal mund të jetë edhe ai që vjen prej marrëveshjes së 18 majit. Unë besë Ramës nuk i kam pasi është nga ata që shohin se ku i dalin llogaritë e veta. Shpresojmë që edhe ai, në një moment të maturimit politik për çështje madhore të këtij vendi apo fatin e vet politik, do duhet që herët ose vonë të qaset dhe të bëjë punë të paqta për këtë vend. /a.m.

Next Post
VIDEO/ Ndodh për herë të parë, lazeri rrëzon avionin, sistemi i avancuar që eliminon rrezikun nga dronët

VIDEO/ Ndodh për herë të parë, lazeri rrëzon avionin, sistemi i avancuar që eliminon rrezikun nga dronët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

March 18, 2026
Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

March 18, 2026
Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In