• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ka vdekur demokracia, thjesht ka humbur Saliu

by Dritan Hila
14/05/2025 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Asgjë që nuk pritej: Sali Berisha nuk njohu zgjedhjet dhe nisi avazin që ka bërë gjithmonë. E ka bërë kur vendi do merrte statusin e vendit kandidat duke bërë akuza të fandaksura me avionë supersonikë që sillnin drogë nga Kolumbia, kur vinin gjithë shefat e vendeve të BE në Tiranë dhe nxirrte gjashtë kukuvajka që qanin, do ta bëjë prapë të enjten. Është njeriu që veten e identifikon me demokracinë megjithëse demokratike nuk ka asgjë në gjithë qenien e tij dhe çfarë ka ndërtuar.

Berishës nuk i është vjedhur asnjë votë. Berisha dhe koalicioni i tij me Metën dhe vargun e Shqipërisë Qesharake thjesht është refuzuar dhe përbuzur. Askush nuk ju ka prekur votat. Nëse dikush do të kishte këtë synim, mund ta bënte fare kollaj tek votat e “Mundësia” dhe “Shqipëria Bëhet”, të dyja parti pa komisioner. Nëse do synohej përvetësimi i votës së PD, nuk shpjegohet që ka të njëjtin rezultat në diasporë. Sali Berisha dhe karvani rrangullave thjesht janë refuzuar.

Nuk mund t’ju bënte derman asnjë makiazh apo strategjist, pasi koha e tyre ka mbaruar. Gjuha e vjetërsuar, historia e tyre e përfolur politike, klientelizmi i cili u shfaq edhe në listat e deputetëve, dhe qindra arsye, janë shkaqet e refuzimit. 500 mijë votat, janë një gur në dishezën e tyre politike të cilën e ka ngadalësuar përkohësisht që mos të shkonte në rrokullisje prania e figurave të moderuara. Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku, apo të rinj emergjentë si Marash Logu, Besart Xhaferri, Andi Mustafaj, janë profile të cilat konkurrojnë apo mund të konkurrojnë denjësisht në tregun politik, por këta ose duhet të zbresin nga rrangalla që drejton tandemi Berisha, ose do përfundojnë në humnerën e harresës dhe humbjes. Përndryshe, siç edhe thonë nga anët e Saliut, “atij që vret veten, as i kërkohet e as i merret gjaku”.

500 mijë votat për Saliun dhe varganin pas tij, janë thjesht të përkohshme dhe shumë shpejt do të kalojnë tek formacionet e sapo futura në fushë ose tek të reja që mund të dalin. Gjithmonë e më pak do jenë në të ardhmen ata që do votojnë të ashtuquajturat parti por që në fakt tashmë janë biznese familjare dhe që quhen PD dhe PL, të cilat tashmë janë zyra avokatore të pronarëve të tyre, sesa organizma politikë.

Refuzimi i Berishës dhe Metës është edhe ndërkombëtar. Urgjenca e BE, Italisë, Spanjës, Britanisë, Francës për të përgëzuar Ramën, është tregues se Berisha dhe Meta është një dyshe e papranueshme edhe nga perëndimorët. Rama ka problemet e tij, dhe perëndimorët janë në dijeni, sikurse e kanë të qartë kalbëzimin e opozitës dhe problemet e saj, të cilën e kanë damkosur njërin me “nongrata” dhe tjetrin, Metën, me refuzim total kontaktesh.

Ndaj dhe Edi Rama për një kohë të gjatë do të jetë interlokutori i tyre i preferuar; ndaj edhe kush është në opozitë ose duhet të arkivojë Berishën & Metën, ose të përgatiten për një dimër shuuuuumë të gjatë, që do të zgjasë përtej 2029-ës dhe paralajmërimi i Ramës kur ju tha që “s’keni parë gjë akoma”, do tejkalojë edhe vetë fantazinë e Ramës./dritare.net

Next Post
Rama i përgjigjet urimit të Von der Leyen: Mbështetja jote ka shumë rëndësi në këtë moment!

Rama i përgjigjet urimit të Von der Leyen: Mbështetja jote ka shumë rëndësi në këtë moment!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In