• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk ka teori konspirative, nuk ka çip”, Skënder Brataj apel të fortë qytetarëve: E ardhmja është në dorën tonë

by Ardit Rada
01/07/2020 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj vazhdon të bëjë apel qytetarëve, që të tregojnë kujdes ndaj pandemisë së Covid-19.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai i bën thirrje se duhet të besojnë profesionistët dhe institucionet, pasi nuk ka teori konspirative lidhur me këtë çështje, teksa shton se çdo gjë është në dorën tonë.

Postimi i plotë:

CORONAVIRUSI, MIJËRA SHENJA TË SËMUNDJES QË NUK LË SHENJA!

Prerje nga maska në fytyrë, cikatriçe të krijuara nga orë dhe ditë të stërgjatura të përdorimit të tyre, irritime të fytyrës, lodhje, stres, ankth me kohë të pa përcaktuar. Këto janë shenjat që i referohen një ngjarje, një gjëje ose personave real në frontin e luftës me sëmundjen Covid-19.

Si shenja e llastikut në fytyrën e personit që i ka përdorur. Maskat shikoheshin më parë nga ne me skepticizëm, shikoheshin si një mënyrë argëtimi vetëm në hundët dhe gojët e turistëve dhe qytetarëve orientalë. Maska sot është shenjë e këtyre kohërave të jashtëzakonshme që po jetojmë. Ajo vjen në një mijë forma dhe ngjyra, me një fantazi gjithëpërfshirëse. Duket si një objekt mbi të cilin do të vini bast për të ardhmen, si një rinisje e modës, duke vënë stilistët e madhenj para një përgjegjësie që e shëndërron prodhimin në një tendencë të re, atë për të ndihmuar njerzit:

“ JO TË JETOJNË MË MIRË, POR TË JETOJNË”.

Është shenjë e zgjuarsisë njerëzore, e mendimit divergjent, por këtë herë lindi nga dëshpërimi, sepse ajo është ende një maskë, por kësaj here duket aq e rëndësishme si maska e një zhytësi. Duke krjiuar një valvul të bërë me një printer 3D, maska u transformua në një ndihmë shumë të vlefshme për të dhënë oksigjen të sëmurëve me vështirësi në frymëmarrje të sëmurur nga Covid-19-ta, ndërkohë që në spitale nuk kishte pjesë rezervë për ventilatorët me vlerë mijëra euro! Falë kësaj shpikje gjeniale u dyfishuan mundësitë e trajtimit të pacientëve. Atëherë kush e di, kjo verë e paparë mund të kthehet sërish me simbolin e maskës për fillestarët e zhytjes.

Maskat, veshjet mbrojtjëse, syzet, dorezat dalin nga sallat kirurgjikale dhe hyjnë në jetën e përditshme, si shenja të një normaliteti të ri, ku çdo gjë ka një domethënie. Të bashkëjetosh me virusin do të thotë të kërkosh shpërndarësin e xhelit dhe dezinfektantit në hyrje të dyqanit, të shikosh me dyshim ata që afrohen shumë afër teje, duke u ruajtur nga teshtimat e tyre. Amukina, alkooli, dezinfektues që në ditët e para të izolimit u zhdukën nga supermarketet dhe farmacitë, pastaj u rikthyen me pamjet e maleve me shishe dizinfektantësh, ku është trefishuar prodhimi për të përballur këto kërkesa.

Coronavirusi nuk shfaqet me shenja që vihen re, nuk le shenja të dukshme në trup si ndodh me murtajën, apo sëmundje të tjera ekzantemike, ai shkakton dëmtime në mushkëri, të cilat sytë nuk i shohin dot. Por të gjithë janë parë fotot e arkivoleve të grumbulluara në dhomat e morgut të spitaleve, apo radhët e kamionave me arkivolë dhe askush nuk mund t’i harrojë ato. Mënyra të reja jashtë traditave tona u shfaqën në jetën e përditëshme, si mos marja pjesë në ceremonitë mortore për përcjelljen e fundit të të dashurve, miqve dhe shokëve. Takimi nëpërmjet bërrylit, mos përqafimi apo thjesht një telefonatë apo mesazh ngushëllimi. Mungesa e dasmave e ditëlindjeve apo qëndrimi larg prindërve dhe gjyshërve, të dashurës, të dashurit apo miqve për dy-tre muaj duke harruar edhe fytyrat e tyre.

Shenjat e kohës janë kamerat, mikrofonat, ekranet me lidhje skype, mësimi on-line i klasave me mësuesit, një palestër ku mund të praktikoni yoga me instruktorin në distancë, një bar për një aperitiv, gjithmonë afër, por shumë larg.

Në këtë zbrazëti dhe qetësi u shfaqën gjeometri të reja: çadra me distanca më të mëdha se zakonisht në plazhet ende të shkreta në fillim të qershorit, ose karriget e vendosura për konferenca, takime, apo shumë pak koncerte që mbahen, pothuajse si një sfidë. Akoma tavolinat në restorante vetëm me ambiente të hapura, apo radhët e gjata në dyqane dhe supermarkete.

Por më në fund doli simboli i YLBERIT me ngjyrat e tijë shpresëdhënëse. Nuk dihet ku lindi idea për herë të parë, por është bërë logoja e këtyre muajve të tmerrshëm, e dizajnuar në shkolla dhe shtëpi, në pankarta në ballkone, apo me shkumësa në rrugë pothuajse në të gjithë botën. Nuk është vetëm një shenjë, por thjesht një simbol. Në fakt ky simbol nuk pret, nuk dëmton, nuk ndan, por është një simbol që bashkon ngjyrat e tijë në një hark madhështor, në një hapsirë pa fund ku përfshin të gjithë botën, ku përfshin njerëzit e saj, shpresën për një botë më të mirë pa frikën e CORONAVIRUSIT.
Duket si një premtim fëminor, të cilin të gjithë dëshirojmë ta besojmë:

GJITHÇKA DO TË SHKOJË MIRË.

Çdo epidemi, çdo pandemi që ka kaluar njerëzimi ka pasur një fillim dhe një fund. E njëjta gjë do të ndodhi edhe me këtë virus.

Është në dorën tënde, është në dorën tonë e ardhmja, jeta, familja, shoqëria. Mbro jetën, mbro familjen, mbro prindërit, mbro gjyshërit, mbro fëmijët, mbro shoqërinë! Beso profesionistët dhe institucionet, nuk ka teori konspirative, nuk ka çip, nuk ka 5G!!
Ka coronavirus që të shkakton sëmundjen covid-19, ka parandalim, ka shërim, ka vdekje nga kjo sëmundje!

Bëj atë që varet nga ty:

Përdor maskën në ambientet e mbyllura
2. Zbato rregullat e higjenës,
3. Mbaj distancim fizik.
4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
5. Përqafo jetën
6. Së bashku do ja dalim

/e.rr

Next Post
“Kush e mendonte se i “biri i diversantit” një ditë do arrinte majat”, Meta i gëzohet emërimit të ri të Elez Biberajt tek “Zëri i Amerikës”

"Kush e mendonte se i “biri i diversantit” një ditë do arrinte majat", Meta i gëzohet emërimit të ri të Elez Biberajt tek "Zëri i Amerikës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

February 27, 2026
98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar, Inspektorati i Punës: 28.3 milionë lekë më shumë të ardhura çdo muaj nga kontributet

98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar, Inspektorati i Punës: 28.3 milionë lekë më shumë të ardhura çdo muaj nga kontributet

February 27, 2026
Refluksi i stomakut, mjekët: Kujdes jo vetëm me ushqimin, por edhe nga ilaçet që përdoren

Refluksi i stomakut, mjekët: Kujdes jo vetëm me ushqimin, por edhe nga ilaçet që përdoren

February 27, 2026
Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

February 27, 2026
Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

February 27, 2026
“Specialja” kthehet nga pushimet, javën tjetër rifillon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Nis seanca në Hagë, të akuzuarit për pengim të drejtësisë deklarohen të pafajshëm

February 27, 2026
PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

February 27, 2026
Rektori i Univeristetit Bujqësor: Programe të reja sipas modelit austriak, diploma të vlefshme edhe në Europë

SPAK lexon pretencën, sa vite burg kërkon prokurori për të pandehurit e Universitetit Bujqësor të Tiranës

February 27, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

February 27, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

Tabaku: 90 familje në rrugë! “Made in Albania” po shuhet nga taksat dhe kriza ekonomike

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In