• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nuk ka studim, por korriku ftoh pasionet

by Java News
19/07/2015 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

E diela ishte nga ditët më të nxehta të kësaj vere. Termometri dëshmonte se ishte koha për të zbrazur Tiranën dhe qytetet e tjera dhe për të nisur dyndjen epike të qytetarëve shqiptarë drejt detit, liqenit apo pishinave me çfarë të mundeshin. Dhe në këto kohë, një makinë është mundësi e shumëkujt dhe me të mund të arrihet lehtësisht në një destinacion me ujë, qoftë të kripur, qoftë të ëmbël. E rëndësishme është të gjendet një hije dhe në këtë kohë, për askënd nuk quhet hile t’ja “hedhë” nga pak punës.

Pushojnë të gjithë: fëmijët, gjimnazistët dhe studentët e kanë dhuratë moshe, po kështu arsimtarë e pedagogë. Edhe ata që janë në punë shteti e kanë në ligjin e pashkruar të administratës shqiptare që është njëkohësisht edhe gjysëm dembele edhe gjysëm pa punë, edhe gjysëm e trembur, edhe gjysëm e trimëruar në të drejtën e saj që e diela është pushim. Pak a shumë si e hëna dhe e premtja e çdo jave dhe secilës javë të secilit muaj.

Pushim janë ata që i kanë punët në terezi, pushim janë dhe ata që nuk kanë asnjë punë në terezi. Pushojnë bizneset e vegjël, të mesëm, të mëdhenj. Tatimorët janë pushim, diplomatët gjithashtu, doganierët më pak.

Në krye të detyrës dhe nën kapelën e rëndë të ligjit mbeten vetëm policët rrugorë, kuzhinierët që mbajnë skufje të bardha kur punojnë në restorantet e mirë dhe kamerierët që duket se janë të dënuar ta vuajnë vapën dyfish: vuajnë atë pjesë që e kanë racion vetjak dhe atë që jua shtojnë klientët e bezdisur nga vapa dhe që u nxjerrin atyre inatin e vapës për t’u lehtësuar veten.

Mediat vazhdojnë punën për forcë zakoni më tepër dhe lënda e parë e tyre janë aksidentet rrugore, ndonjë krim nga gjaknxehtësia apo hakmarrja. Pjesa tjetër vjen nga lajmet e botës dhe ato që vijnë nga pikat e nxehta të globit, që nga Siria që përvëlohet nga lufta civile dhe ISIS-i që po hedh gjithë Lindjen e Mesme në zjarr e deri tek Greqia fqinjë që po i digjet kryeqyteti nga zjarret dhe frika e krizës që shpërthen nga televizori. Por sipas një anekdote të fundit që  po qarkullon nga Athina e tatëpjetë, thuhet se nëse fiket televizori, askush nuk e dallon dot krizën tek njerëzit që sërish gdhihen plazheve dhe ngrysen netëve në lokalet gjithmonë plot, por pa ministra të majtë brenda.

Në Shqipëri janë pushim dhe politikanët.

Të premten asambleja socialiste dha një sinjal të nxehtë me debatet me temperaturë të lartë mes gjithë PS-së nga njëra anë, bashkuar rreth kryetarit Rama dhe Blushit nga ana tjetër që e lënë vetëm të gjithë ata që e duan ose nuk e duan Ramën. Nuk u diskutua për çfarë diskutohej, por kush është me kë. Dhe të gjithë janë me Ramën dhe jo me Blushin që ka vetëm fjalën si punë.

Doktori bëri adetin e tij në FB, njëlloj si një adoleshente e dashuruar që nuk mund të rrijë pa i hedhur një sy botës dixhitale dhe për t’i thënë botës dixhitale se është aty.

Festa e Fiter Bajramit i bëri të gjithë bashkë; skifterë dhe pëllumba flisnin njëlloj për mesazhe paqeje, dashurie dhe sakrifice dhe nuk kuptoje se ku dallonte për shembull Jozefina nga Aldo apo Braçe nga Ulqini.

Gjithkush ka zgjedhur pushimin dhe Tirana ngjan çuditërisht më e qetë. Shumë më e qetë pikërisht se i mungojnë gjithë sherret e nxehta të politikës. Njëlloj si një vend i bekuar skandinav.

Kështu ka qenë çdo vit në korrik dhe në gusht. Shpikej gjithmonë diçka për pak sherr, por në përgjithësi, pasionet ftohen shpejt dhe pushtetarë dhe opozitarë bëhen njësh në kostumet e banjos. Vapa i djeg njëlloj dhe kjo i bën më të ftohtë. Më të përmbajtur. Ndoshta dhe më racinalë. Ndjehet vallë mungesa e tyre? Kjo është një pyetje që kërkon studim më vete, por studime të tilla nuk ka. Eshtë shumë vapë dhe përtesa është mbretëresha e lumturisë. Kështu ka qenë dhe kështu do të mbetet deri sa të rifillojë gjithçka nga e para dhe të vritet mërzia e gjithkujt. Do të jetë sërish rradha e politikës që do të dalë në skenë siç është: aspak skandinave në këtë vend të bekuar nga dielli që nuk lë kënd të mërzitet.

Next Post

“Charlie” nuk do të vizatojë më karikaturat e Muhamedit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

February 21, 2026
Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

February 21, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

February 21, 2026
Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

February 21, 2026
Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

February 21, 2026
“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

VIDEO/ Ja si përgatiten molotovët në selinë e PD-së para protestave të dhunshme

February 21, 2026
Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

February 21, 2026
“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In