Në një kohë që Perëndimi është duke e ndëshkuar me sanksione, nuk ka vonuar as përgjigja e Vladimir Putin.
Rusia ka mbyllur hapësirën ajrore për 27 vende, raporton The Guardian.
Ndër ato vende të ndaluara nga përdorimi i hapësirës ajrore ruse janë Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Kanadaja.
Dy ditë më parë në një efekt zinxhir, pothuajse të gjitha shtete europiane, përfshirë edhe Shqipërinë, vendosën që të mbyllnin hapësirën ajrore, për avionët rusë.
/b.h