Lëkundje të forta tërmeti kanë zgjuar sot Greqinë. Një tërmet me magnitudë 4.3 i shkallës rihter është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Tebës duke vijuar situatën shqetësuese me mbi 30 lëkundje sizmike që u shënuan ditën e djeshme.
E ndërsa njerëzit kanë dalë në rrugë nga frika dhe paniku, mediat greke nuk raportojnë për të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale.
Por cfarë po ndodh?
Profesori Efthymios Lekkas qetësoi qytetarët me një mesazh duke thënë se nuk arsye për shqetësim. “Ne jemi duke monitoruar fenomenin. Kemi pasur diçka të ngjashme gjashtë muaj më parë, por nuk duhet të shqetësohemi” tha ai.
Nga ana e tij, Drejtori i Kërkimeve në Institutin Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës Athanasios Ghanas nënvizoi se “ekziston një përkeqësim i vogël sizmik në zonë siç tregohet nga dridhjet e përsëritura sizmike të cilat janë të dobëta në madhësi.
Jemi duke monitoruar evolucionin e fenomenit por ajo që duhet të sqarojmë është se ky aktivitet nuk ka asnjë lidhje me sekuencën sizmike që u zhvillua në Dhjetor 2020 në fshatin Kallithea me një madhësi prej 4.6 Rihter ku edhe kishim dëme” tha ai.
/b.h