• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ka më qetësi, Meta shpërthen kundër Ramës: Kur njeriu pi doping kujton se është i fortë

by Java News
07/06/2017 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa ditësh Ilir Meta e ka harruar “togfjalëshin” e tij të zakonshëm me qetësi dhe dashuri. Tashmë presidenti i zgjedhur, përveçse nuk po tregon më dashuri, tani ka humbur edhe qetësinë. Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka folur haptas nga Berati për ‘luftën’ e ftohtë që ka nisur mes LSI-së dhe PS-së por tashmë me tone të rritura. Meta tha se në Berat ka pasur harmoni mes PS-LSI por prej tre muajsh në krye të grupit të punës erdhi një kumarxhi që iu bën presion njerëzve.

“Kë grua socialiste ka hequr LSI këtu në Berat, Arta Daden apo Valentina Leskaj, apo shumë e shumë gra me kontribute të çmuara për t’i zëvendësuar me biznesmenë? Nuk i heq LSI-ja gratë socialiste por ish-bashkëkryetari im zgjodhi vendin më të gabuar, Beratin për të hapur luftë me LSI-në me shpifje nga më të shëmtuara dhe më të papranueshmet. Berati e di shumë mirë se ka pasur një harmoni të shkëlqyer gjatë këtyre viteve mes PS- LSI por prej tre muajsh në krye të grupit të punës ka ardhur një kumarxhi dhe ju bën presion njerëzve që të mos shkojnë me LSI-në. E di Berati dhe ndaj do votoj për LSI-në sepse kjo është partia e socialistëve dhe jo oligarkëve”, tha Meta.

“Nuk ka patur gjunjë as Berisha i parë për të nënshtruar popullin e Beratit e jo më të kenë gjunjë këta që nuk mbajnë dot as ekuilibrin e tyre e jo më të trembin Beratin, Kuçovën, Skraparin. Kur njeriu pi doping kujton se është i fortë, por kur t’i dalë dopingu do i kërkojë falje Petrit Vasilit. LSI e ka fuqinë tek rinia e Beratit dhe gjithë Shqipërisë. Rinia e ka vendosur forcë të parë”, theksoi Meta.

Kryetari i Kuvendit deklaroi se Rama e ka patur timonin edhe këto 4 vjet dhe nuk e ka penguar askush. Do ti japim shansin të jetë pasagjer, pasi e ka humbur shansin per te qene timonier i mire, deklaroi ai.

“Që të jesh timonier duhet të kesh aftësi, duhet të jesh i ekulibruar, i balancuar dhe të dish të përdorësh frenat. Nuk e di kush e ka penguar timonierin e deritanishëm sepse në krah ka patur Peleshin, nëse e ka penguar Niko, të mbajë përgjegjësi. Jepi shansin të jetë pasagjer në autobusin që do të drejtojë LSI. Rama humbi shansin për të qenë timonier i mirë. Vizioni i tepsisë vjen nga ata që kanë ardhur në poltikë me katapultë dhe që u bënë ministra që ditën e parë”, deklaroi Meta.

Meta deklaroi se Rama dhe Basha po kërkojnë vota për njeri-tjetrin dhe po bëjnë thirrje që të mos votohen partitë e vogla. Timoni iku deklaroi Meta, por ta marrin me qetësi.

“Rama dhe Basha janë bërë vëllezër, kërkojnë vota për njëri-tjetrin. Ta marrin me qetësi dhe dashuri, timoni iku”, deklaroi Meta./javanews.al/a.ç

Next Post
Referendumi në Turqi, Erdogan drejt pushtetit absolut

Turqia merr në mbrojtje Katarin, parlamenti turk miraton dislokimin e trupave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In