“Pa zgjidhur brenda verës problemet e mbetura me Shqipërinë, nuk ka pushime”.
Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias.
Deklarata sipas mediave greke, është bërë gjatë një takimi që Kotzias pati me homologun e tij rus Sergei Lavrov në Moskë, teksa ka shprehur kënaqësi të madhe për zgjidhjen e çështjes së emrit me Maqedoninë.
“Së shpejti zgjidhim problemet me Shqipërinë. Ndodhemi në procesin e zgjidhjes së problemeve që rezultojnë se janë pa zgjidhje prej 70 vjetësh. Para se të shkoj me pushime besoj se do të jenë zgjidhur, në të kundërt nuk do të këtë pushime”- tha ai.
/b.d