• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nuk ka paqe në Tiranë

by
28/05/2015 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën dje shumë e ndoshta edhe sot më pak, do të duhej të ishte një ditë paqeje në Tiranë. Fakti që kryeqyteti shqiptar u shndërrua në qendrën e rajonit në këto orët e fundit, mund të quhet i mjaftueshëm që dy krahët e politikës shqiptare të bëjnë paqe, të ulin tonet dhe të dëgjojnë me qetësi çfarë bën njëra palë që ka rradhën të luajë në politikën e jashtme të vendit. Që duhet të jetë një, e orientuar nga dje në sot, e pandryshueshme në parimet e saj kryesore, prioritetet dhe partneritetet. Por kjo ngjan utopi. Po të shihet së paku media opozitare në vend, përveç një ndjesie xhelozie që mezi fshihet e llojit: “Pse ata dhe jo këta”!, kuptohet shumë pak se çfarë ka ndodhur dje në Tiranë. Duke nisur me RD-në që gjen vetëm një kuadrat vetëm disa centimetra katrorë për të njoftuar takimin e kryetarit të PD-së me kryeministrin serb Vuçiç e për të mos përfunduar me portale pranë opozitës që tentojnë të gjejnë qime në çdo vezë të pathyer të vizitës së djeshme të delegacionit serb. Deri dhe bllokimin në trafik të eskortës së presidentit Nishani.

Së paku me këtë nivel armiqësie që prodhon çdo ditë politika në Tiranë, maksimumi i utopisë do të ishte që presidentë dhe ish-presidentë, kryeministra dhe ish-kryeministra, ministra të jashtëm dhe ish-të tillë, të bëheshin bashkë për të diskutuar si në një klub normal njerëzish që duhet të shërbejnë për qytetarët shqiptarë. Për të diskutuar për politikën e jashtme duke harruar vetëm një çast se çfarë i ndan në dy anë humnere në politikën e brendshme të vendit. Por kjo nuk ndodh. Nuk ndodhte dje kur ishin “ata”. Nuk ndodh sot që janë “këta”. Sepse nuk ka paqe në Tiranë. Në Ballkan lufta është gjithmonë më interesante. Dhe më e lehtë për t’u bërë. /L. V./

Next Post

Rama dhe dy sllavë për Evropën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i PS: Nuk japim autorizim për arrest me burg apo në shtëpi për Ballukun

March 9, 2026
Manja zbulon  para Grupit: Dëshmitarja e SPAK është vetë e pandehur! Kabineti, nocion abstrakt!

Manja zbulon para Grupit: Dëshmitarja e SPAK është vetë e pandehur! Kabineti, nocion abstrakt!

March 9, 2026
Ajola Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

Ajola Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

March 9, 2026
Përmbytjet/ “Prurjet janë të menaxhueshme”, Balluku: Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit…

Apeli i Posaçëm lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

March 9, 2026
Manja: SPAK bashkoi kallëzimet e Bashës dhe Bardhit dhe tani kërkon arrestimin e Ballukut

Manja: SPAK bashkoi kallëzimet e Bashës dhe Bardhit dhe tani kërkon arrestimin e Ballukut

March 9, 2026
LIVE! “Kërkesa e SPAK, hipotetike”, Manja: Po na kërkohet të zëvendësojmë masën, por Balluku e ka respektuar ‘pezullimin’

LIVE! “Kërkesa e SPAK, hipotetike”, Manja: Po na kërkohet të zëvendësojmë masën, por Balluku e ka respektuar ‘pezullimin’

March 9, 2026

LIVE! PS zbulon raportin për Ballukun, mblidhet Grupi Parlamentar

March 9, 2026
Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

March 9, 2026
Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

March 9, 2026
Anëtarëve të Këshillit të Imunitetit nuk iu dhanë provat për Ballukun/ Kuvendi: Do pyesim SPAK, materiali është sekret hetimor, është në kasafortë

Nis në Apelin e GJKKO-së seanca për masën e pezullimit nga detyra të Ballukut

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In