• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk ka mundësi rivlerësimi”, Ministria e Arsimit reagon pas protestës: Asnjë pyetje nuk ishte jashtë programit

by Ardit Rada
12/06/2020 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi, foli ditën e sotme mbi pretendimet e maturantëve për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, duke u shprehur se asnjë pyetje nuk ka qenë jashtë programit.

Në një konferencë për media, Vrapi theksoi se maturantët nuk kanë dalë me asnjë pretendim konkret për ndonjë pyetje, teksa shtoi se për çdo problem të adresohen në mënyrë zyrtare dhe grupi i punës do të diskutonte për çdo cështje.

“Pretendimi i tyre qëndron në lidhje nëse ka pyetje jashtë programit në test dhe dua të bëj me dije se asnjë pyetje nuk është jashtë programit. Ne kemi verifikuar një për një që para se të bëhej testi. Dua të bëj me dije se mënyra si bëhen pyetjet ka një procedurë rreptësisht të rregullt. Një nga veçoritë e këtij procesi është niveli i vështirësisë së testit. Ne ndjekim procedura të përcaktuara në metodologjinë tonë, që kanë lidhje me nivelin e vështirësisë. Teza kalon në dy duar, që mbajnë përgjegjësi për anën shkencore dhe strukturore të testit. Nëse kanë pretendime për pyetje konkrete, se deri tani nuk kanë asnjë pyetje konkrete.

Një nga arsyet pse testi u bë vetëm me alternativa, ishte ajo e korrigjimit, për shkak të pandemisë. Ky ishte një detaj që MSH e mori në konsideratë për të ruajtur shëndetin e njerëzve. Këto pyetje janë të mira, sepse masin nivelin e nxënësve, por patjetër që ato nuk mund të vlerësojnë të menduarit kritik. Për këtë, u caktuan disa pyetje, që masin pikërisht njohuritë mbi esetë.

Procesi nuk ka përfunduar ende, do bëjmë analizën, pastaj shpalljen e rezultateve. Nuk ka mundësi rivlerësimi, pasi testi nuk ka asnjë gabim shkencor. Ata nuk janë drejtuar me një pretendim të tillë për pyetje. Pas datës 18 qershor ne do të bëjmë shpalljen e rezultateve, edhe testi, edhe alternativa, që ata kanë zgjedhur për pyetje të caktuara do të bëhen publike”, tha Vrapi.

/e.rr

Next Post
Mesazhi i Ngjelës: SHBA duhet të hedhë në veprim opozitën e re që të marrë në dorë në Parlamentin

Zbardhen kërkesat e opozitës parlamentare: Duam 5% proporcional, të mos ketë as koalicione

Comments 1

  1. Lili says:
    6 years ago

    Turp t,Ju vije.Nxenesit kane bere mesim deri me 5 Mars 2020, Pra programmi i muajve Mars,prill,maj nuk eshte bere,por pyetjes Ka patur nga pjeda e programit qe s,eshte zhvilluar As falje s,kerkoni.Largohuni Ju llaxoret e ISHA,qe keni 16 vjet qe nuk beni mesim,e si do ti dini Ju ,problemet e mendimit dhe edukimit?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Virusi ‘Nipah’ jo rrezik imediat për Shqipërinë, Bino: Nuk përhapet nga ajri

Virusi ‘Nipah’ jo rrezik imediat për Shqipërinë, Bino: Nuk përhapet nga ajri

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Pse “non grata” e Sali Berishës nuk hiqet me lobim

January 30, 2026
Tragjedi në metronë e Hamburgut / Një burrë tërheq 18-vjeçaren para shinave të trenit, të dy të vdekur

Tragjedi në metronë e Hamburgut / Një burrë tërheq 18-vjeçaren para shinave të trenit, të dy të vdekur

January 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Bashkimi rreth Berishës e bën edhe PD-në, edhe opozitën më të vogël

January 30, 2026
Përplasje mes Komisionit Xhafaj dhe SPAK/ Prokuroria e Posaçme refuzon…

Përplasje mes Komisionit Xhafaj dhe SPAK/ Prokuroria e Posaçme refuzon…

January 30, 2026
Dalin dokumentet e reja nga dosja Epstein, disa prej tyre pornografike

Dalin dokumentet e reja nga dosja Epstein, disa prej tyre pornografike

January 30, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Kryedemokrati, misionar i Serbisë”/ Avokati: Berisha mbrohet nga 3 mijë kriminelët që ka në organizatën e tij në PD!

January 30, 2026
Alibia e humbjes? Pse PD nuk tregon si e do ndarjen territoriale?

Alibia e humbjes? Pse PD nuk tregon si e do ndarjen territoriale?

January 30, 2026
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII, arteries strategjike të sigurisë europiane

Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII, arteries strategjike të sigurisë europiane

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In