• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Nuk ka më lokale buzë plazhit’/ Kumbaro njofton bizneset: Ky është afati i fundit kur mund të merrni leje

by
31/01/2022 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka mbajtur një takim sot në qytetin e Durrësit, ku theksoi nevojën për formalizimin e strukturave në plazhe, duke u shprehur se nuk do të lejohen më beach bar-e pa leje në rërë.

Kumbaro tregoi afatet e aplikimeve për bizneset, ndërsa bëri me dije se kusht për marrjen e lejes nga bizneset në KPT do të jetë vrojtuesi i plazhit.

Ministrja tha se nuk mund të tolerohet që në vitin 2022 informaliteti të bëjë ligjin në plazhe.

“Ky vit duket shumë premtues për turizmin edhe pse ia kemi dalë të mbajmë në një kontroll të arsyeshëm shifrat e pandemisë edhe pse puna për sezonin e ri ka nisur shumë herët. Turizmi është një sektor i ekonomisë, na rezulton më i rëndësishme, jo vetëm për vitet e fundit, por edhe për vizionin e qeverisë për ta kthyer Shqipërinë deri në 2030 në kampion në Ballkan.

Do doja ta rimerrim edhe një herë për ju, për kolegët tuaj dhe publikun se si e kemi organizuar punën me gjithë bashkitë e bregdetit për 400 km vijë bregdetare që ne kemi. Bashkitë kanë depozituar hartat e ndarjes së parcelave, plazhe publike 30 për qind, ku nuk lejohet plazhi dhe nuk ofrohen shërbimi, dhe në parcela që mund të jepet shërbim nga subjektet private.

30 ditë është afati i aplikimit deri në 27 shkurt. 10 ditë është afati i shqyrtimit të aplikimeve nga grupi teknik. Ka një risi këtë vit, bashkë me aplikimin duhet të paraqesë vërtetimin që s’ka detyrim në sistemin e Tatimeve. Edhe një moment i rëndësishëm, jemi mësuar të shohim beach bar-e në rërë. E dimë që jo të gjitha janë me leje me gjithë punën e bërë në territor.

Do duhet të formalizojmë të gjitha strukturat që ndodhen në plazhe, të gjitha bar-et, të vogla dhe të mëdha. Do duhet t’i japim fund ndërtimeve pa leje në plazhe që nisin si tenda në ajër dhe përfundojnë në betone në rërë. Afati i fundit i aplikimit për e-leje në KPT do jetë në 25 mars. Nuk do lejojmë që në vitin 2022 ilegaliteti të bëj ligjin në plazhe. Meraku i fundit që është detyrim ligjor dhe moral, çdo subjekt që merr në menaxhim një parcelë të tillë duhet të plotësoj kushtin e vrojtuesit të plazhit”, tha Kumbaro.

/b.h

Next Post
Voltana Ademi u tërhoq nga gara për kandidate/ Berisha e falenderon: E përfaqësoi PD-në me dinjitet!

Voltana Ademi u tërhoq nga gara për kandidate/ Berisha e falenderon: E përfaqësoi PD-në me dinjitet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In