• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ka më lajm, çapitet rrugës e nuk ia del në krye

by Frrok Çupi
07/03/2023 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Cupi

A ka lajm për sot? Këto që lëshohen mediave duken më shumë thërrime të vjetra ose copa të reja që nuk ngjiten me njëra tjetrën.

Rrallë kush e kishte marrë në sy sot lajmin e vërtetë të ditës: Vizita zyrtare e kryeministres së Danimarkës në Tiranë. Por edhe pse ngjarja politike shkoi deri në fund, prapë rrallë kush ‘e mori në sy’. Një nga gazetaret ‘e vjetra’ në moshë diku te 25, pyeti kryeministrin Edi Rama:

Gazetarja: Pse nuk i çoni të gjitha partitë të regjistrohen në zgjedhje?

Rama: Nuk ka asnjë parti që nuk regjistrohet, partitë do të shkojnë si Çeço në zgjedhje…

Sa shumë lajme tentuan të dalin në ato pak minuta; lajme si bari i dobët i dimrit. I pari, tentohej për tu bërë lajm ‘pse partisë së Berishës nuk i hapni rrugës për në zgjedhje?’. Ende pa dalë në jetë, lajmi vdiq: Berisha nuk ka më parti; nuk ka parti që në shtator 2021, por në datë 3 mars vendosi edhe gjykata.

I dyti: Kryeministri u përgjigj se ‘asnjë parti nuk mbetet pa u regjistruar’. Lajmi ishte më shumë për shkruesit e tij: Mos i thoni parti asaj që nuk është parti!. Ka  një kohë shumë të gjatë kur shkrues dhe folës  të lajmit vazhdojnë ta quajnë ‘Foltoren’ si PD, gjë që ka dezinformuar publikun. Edhe në konferencën me Danimarkën, lajmi kthehet te bishti: Ku është sot partia e Berishës?

I treti, lajmi i vërtetë nuk quhet, ndërsa lajmi që shpiket tenton të nxjerrë kokë. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Danimarkën, që dot u manifestuan përmes një akti kulmor shtetëror, përbëjnë ngjarjen më të rëndësishme. Pse këtu nuk prodhon ‘lajm’ me peshë një gjë që ndodh mes nesh dhe shteteve të Europës?

Ka më shumë arsye se sa vetë arsyet e lajmit që çapitet rrugës e nuk del mbi dhe:

Arsyeja se qysh në kohën e gjyshërve të reporterëve të sotëm, lajmi i jashtëm ‘nuk kishte pikë rëndësie’. Ishte kohë izolimi dhe ‘hamë bar, por nuk kemi punë me ata’. Gjyshërit ikën, por nipërit mbajnë në gji të njëjtin ‘izolim’. Lajm quhet ajo që ndodh prej këtu në Tropojë, ose vetëm në Viçidol.

Arsye tjetër: se Danimarka (ose Luksemburgu, ose Norvegjia, ose edhe vetë Amerika), nuk kanë këtu një pronar ose parti që u qëndron pas reporterëve dhe i cyt ‘thuaja këtë të Alibeajt…, thuaj për Berishën’. Tanimë as revista Hosteni nuk qarkullon më, por hosteni mbi reporterët bezdis lajmin dhe të vërtetën.

Arsyeje pse këtu nuk quhet lajm ajo që ndodh mes nesh dhe shteteve të Europës? Kohët e fundit ngjarjet mes nesh dhe Perëndimit kanë bërë hapa të pa ëndërruar. Danimarka është anëtare e BE dhe thotë këtu se ‘Shqipërinë do ta votojë për në BE; thotë edhe se ‘Tirana është një aleate e besueshme’. Kush e do këtë?! Lajmi i mirë këtu nuk quhet lajm. Jo veç për leksionin qesharak e të vjetër se ‘good neës isn’t neës’; por për arsye se këtu nuk e shkruajnë dot lajmin e mirë…

Atëherë lajmi çapitet rrugës, por nuk ia del. Sot ishte dita më e vështirë për lajmin. Deri këtë të hënë në mëngjes ishte shumë e thjeshtë të shkruaje lajm: Prisnin te dera derisa Sali Berisha të dilte për lajm. Deri dje dilte shtatë herë në ditë e bëheshin 70 lajme. Këta e quanin ‘kryetar i PD’, dhe mashtronin si ai. Tani, që sot e tutje, Sali Berisha nuk bën dot lajm. Pa Berishën nuk e bën ‘vezën’ as Meta. Ky ka për të bërë edhe lajmin e fundit, siç e bëri Berisha si ‘kryetar’: Ose nga SPAK, ose nga Perëndimi si ‘non- grata’.

I vetmi që do të dalë nga burgu, do të jetë lajmi i vërtetë.

Next Post
“Më tha Kiara t’i çoj rrobat te shtëpia e saj”/ Luizi: Jam i lumtur, dal nga këtu dhe do…

"Më tha Kiara t'i çoj rrobat te shtëpia e saj"/ Luizi: Jam i lumtur, dal nga këtu dhe do...

Comments 2

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Vdekja është kapak floriri – thotë populli ynë.
    Kjo shprehje e mënçme, ka vlerë të madhe, sidomos tani, për Sali Berishen dhe Ilir MetRexhepajn.

    Reply
  2. Sandri says:
    3 years ago

    Ky është kryeshkrimi i bërë në këto 10 vitet e fundit. Faleminderit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In