Australiani Mark Schwarzer është afër titullit të dytë të kampionit në dy vitet e fundit, edhe pse ai këtë e ka arritur pa luajtur asnjë minutë.
Vitin e shkuar Schwarzer u shpall kampion me Chelsean e Jose Mourinhos, por nuk ruajti portën në asnjë ndeshje kampionati.
Ai kishte disa paraqitje, por ishin në ndeshjet e Kupës.
E njëjta gjë mund të ndodh edhe këtë vit, pasi Schwarzer tashmë portieri i dytë i Leicester Cityt është afër titullit kampion.