• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk ka kuptim protesta para zgjedhjeve”, pedagogu sherr me Boçin: Paguhem për të mësuar të tjerët jo që të më mësojnë

by A R
09/02/2023 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi është përfshirë në një debat me tone të ashpra me analistin Ervis Iljazaj në lidhje me protestën e lajmëruar nga opozita ditën e shtunë, në 11 shkurt.

Debati ka filluar për shkak se Iljazaj e cilësoi protestën e opozitës pa kuptim duke qenë kaq pranë zgjedhjeve lokale, gjë që Boçi e ka kundërshtuar menjëherë duke thënë se jemi 3 muaj para zgjedhjeve vendore. Përplasja ka vijuar me tone të ashpra ku analisti pasi ka thënë se nuk mund të korrigjohet nga Boçi, ky i fundit i është kthyer duke i thënë se këtu ndryshon një politikan me një analist pasi ai nuk mund ta heqë protestën nga axhenda e tij për shkak se ajo është një mënyrë komunikimi për opozitën.

Sakaq, debati ka vijuar më tej me përplasje mbi opinionet politike dhe qëndrimet dhe verpimet e opozitës, ku asnjë prej tyre nuk ka ndryshuar mendim.

Boçi:Po na e thuaj ti meqë e di, mos thuaj nuk është ky qëllimi.

Iljazaj: Ja ta them unë. Unë e konsideroj pa kuptim të organizosh protestë 1 muaj e gjysmë afër zgjedhjeve.

Boçi: Jemi 3 muaj para zgjedhjeve, mos thuaj 1 muaj e gjysmë.

Iljazaj:Nëse aty ka 100 mijë veta do të thotë se kjo lëvizje ka mbështetje të madhe popullore. Po më lër ta mbaroj.

Boçi:Ne protestat i kemi arritur në këtë numër, ai duhet të kishte ikur. Ai do japë dorëheqjen, do e detyrojmë.

Iljazaj: Ju organizoni një protestë dhe pretendoni se do ketë shumë njerëz. Po zgjedhjet janë pas 3 muajsh. Nëse ju keni këtë mbështetje pranë zgjedhjeve e fitoni. Nuk me korrigjon dot mua

Boçi: Të korrigjoj unë. Pse kur bëj unë gabim nuk e pranoj korrigjimin? Nuk po e fyej. Këtu është diferenca mes një analisti dhe një politikani. Unë nuk e heq dot protestën nga axhenda ime, është mënyra e komunikimit në opozitë.

Iljazaj:Unë paguhem për të mësuar të tjerët jo që të më mësojnë. Nëse opozita mbledh 100 mijë veta në gjykimin tim gëzon mbështetje të madhe dhe zgjedhjet i ka të fituara.

Boçi: Po i vjedh ai. Edhe me kërcënimet, edhe me policinë.

Iljazaj: Pse hyni nëse ai i vjedh?

Boçi: Mos përdor këtë logjikë. Ne do i fitojmë zgjedhjet me këto mekanizma të demokracisë.

Iljazaj: Unë prisja të diskutoja për bashkinë e Elbasanit me ju. Kjo është qesharake dhe absurde. Është kontradiktë. Ju duhet të flisni për bashkinë jo për gjyqin e FBI-së.

Boçi: Do flas për bashkinë kur të vij si kandidat, sot kam ardhur si nënkryetar i PD-së. Mua nuk më ke ftuar ti sot.

Iljazaj: Opozita duhet të merret me axhendën që është më imediate, me kandidatët me fushatën, etj. Jo të merret me çështje të tjera. Opozita

Boçi: Njerëzit kanë mendimet e tyre, nuk më pëlqen përçmimi yt. Korrigjoje se të vjen keq për korrigjimin. Po të dëgjon publiku.

Iljazaj: Opozita e Berishës dhe Metës janë lule në krahasim me Kryemadhin dhe Bashën.

Boçi:Na e thuaj ti radikale apo me lule, si duhet? Pse gjyqi i FBI-së nuk është i rëndësishëm?

Boçi: Më thuaj kë preferon nga këto:

Boçi: Të qenurit kandidat për Elbasanin është privilegj politik, kjo më jep akses politik të flas për çështje politike. Ai po eliminon opozitën, unë nuk i bëj llogaritë me mendimin të vij këtu të jap ca mendime elitare. I bëj për popullin

Iljazaj: Unë dua të flas vetëm për opozitën, po jap disa mendime modeste. Lëvizja e Berishës është reaksionare, jo revolucionare

Boçi: Ky termi na ktheu shumë vite mbrapa. Kush janë reaksionarët.

Next Post
Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

'Lajthit' Berisha, presion ambasadorëve me video erotike: I kam të filmuara historitë me pullë të kuqe dhe të dashura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In