Partia Socialiste nga Fieri ka nisur punën për zgjedhjet e vitit 2025. Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi dhe i dërguari i selisë rozë për qarkun e Fierit, Taulant Balla kanë zhvilluar një takim me strukturat vendore.
Klosi bëri me dije se socialistët po punojnë për një platformë të re organizative, e cila pritet të prezantohet në Kongresin e tetorit.
Numri dy i PS ka hedhur poshtë zërat për klane brenda partisë, pasi sipas strukturat janë të konsoliduara dhe gati për betejë ne radhës elektorale.
Balla theksoi se procesi i vetëpastrimit brenda kësaj force politike do të vijojë dhe shtoi se PS nuk do bëhet mburojë për askënd që shkel ligjin./m.j