Një shtetas shqiptar u kap nga policia në Igumenicë, duke transportuar lëndë narkotike.
Sipas mediave helene ai po transportonte më këmbë nga Shqipëria sasinë e drogës, gjatë natës së Vitit të Ri.
Policia e kapi shqiptarin teksa ai po hynte në Greqi në mënyrë të paligjshme.
Drogën e kishte fshehur në një çantë shpine dhe e kishte ndarë në tre pako.
Autoritetet arrestuan shtetasin shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ndërsa në cilësinë e provës materiale i sekuestruan sasinë e drogës.
/a.r