• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Nuk ka drejtësi po nuk u fut Saliu dhe Luli brenda’, ja si i përgjigjet Rama komentuesit

by Java News
23/05/2017 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është vendosur në shënjestër të ndjekësve të tij në “Facebook” që pas miratimit të vettingut nuk duken dhe aq të kënaqur.

Ata e kanë kritikuar kryeministrin për emrat që do të jenë në komisionet e vettingut, duke kërkuar edhe burg për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndërkaq edhe pse në orët e vona të natës Rama i është përgjigjur duke u shpjeguar se çfarë do të sjellë vettingu.

Ndërsa një prej komentuesve i shkruan se reforma në drejtësi do zbatohet tek ndonjë fshatar i shkretë, duke shkruar se kësaj i thonë pi raki Skrapari, e shpëlaje me dhallë, Rama i kërkon të mos e kthejë në muhabet rakije.

REPLIKAT
Komentues 1: Politika i nderuar Zoti Kryeminister ka nje emer qe kultura ime nuk mund ta shprehi, po qe jam i sigurt qe ju e kuptoni, per arsyen se ju kam besuar aq shume si nje qytetare qe e do drejtesine do mundohem t’ju besoj, po ajo marreveshja me Lulin me bie pak ere (qofsha i gabuar)….

Edi Rama: Artan, kulturën tende nuk e njoh dhe nuk e di sa e gjere është, por di te te them qe sot duhet te jesh një shqiptar i gëzuar për çka ka ndodhur, ndërsa dyert e burgjeve mor mik as i hapin e as i mbyllin partitë me marrëveshjet e tyre ne demokraci, po DREJTESIA! Dhe DREJTESIA qe s’pyet për partitë, lind me VETINGUN! Kështu qe mbase ky është një kontribut modest ne kulturën tende dhe sa për politiken, politika është një force negative kur përdoret për qëllime te këqija dhe një force pozitive e pazëvendësueshme kur përdoret për qëllime te mira! Natën Artan

Komentues 2: PD e ka votuar vettingun qe ne 22 korrik 2016 kur u miratuan ndryshimet kushtetuese. Sot u miratuan anëtarët e opozitës ne komisionet parlamentare “ad hoc”, te cilët me pas do zgjedhin sipas nje formule kushtetuese qe kerkon shume kohe, anetaret e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit (12 anetare), dy Komisioneret Publike dhe Kolegjin e Apelimit (6 anetare), te cilët pasi te miratohen serish nga parlamenti ne seance plenare me 3/5, dhe pasi te sistemohen me zyra do nisin kontrollin e figurës së gjyqtarëve që do të zgjasë si procedurë kushtetuese deri në 9 vjet….

Edi Rama: Ervin Karamuco nese ky eshte teater sic thua zotrote, te siguroj qe fejsbuku nuk te bën regjizor dhe do te duhet te pranonim qe vete Bashkimi Europian është nje teater, por fatmiresisht nuk jemi te detyruar as ta mendojme e jo me ta pranojme kete, sepse e dine mire vendet qe kane kaluar nga rruga e kesaj reforme te thelle se vetem teater s’eshte kjo pune! Sa për 9 vjetet qe s’di ku i ke gjetur ti, po mbase e ke nga futbolli si numër, mos u mërzit se do llafosemi pas 9 muajsh bashke prape✌️

Komentues 3: D.m.th kjo marrëveshja paska qene qe Saliu ti shpëtojë drejtësisë pa te votoje vetingun.?!!! Nc, nc, nc, nc…….. Dhe ndërkombëtaret dakord patjetër?!!! Po populli?!!!!!! Apo çe deshe!!!!!

Edi Rama: Dmth kjo marrëveshja Aleksandër është qe ti te hapesh veshët e te dëgjosh cfare thuhet qe mos flasësh broçkulla! Sepse Vetingu mor zotëri qe i qan hallin popullit, ishte bllokuar pikërisht sepse Saliu dhe PD nuk kishin votuar pjesën e tyre te detyrimit kushtetues! Përndryshe për cfare u vonuam dhe sipas teje cfare duhet te bënim ne nese s’bënim këtë marrëveshje qe është fiks per te mirën e Shqipërisë e te popullit, jo per te shpëtuar ndokënd nga drejtësia… Dhe po te kujtoj Aleksandër, qe drejtësinë nuk e ben qeveria shyqyr Zotit se nuk jemi ne diktature, po e bëjnë gjykatat dhe prokuroria e pastruar nga Vetingu! Kuptove Aleksander?

Komentues 4: Tash s ju ka met ma kerkun ku me e zbatu ket reformen n drejtsi, veq te naj fshatar i shkret qe del shit naj shishe qumsht, a naj pul, a naj tuf majdanoz, se disa emna qe jan antar te ktyne komisioneve te famshme duhet me ken te akuzum jo akuzus. Ksaj i thojn pi raki skrapari, e shperlaje me lladh, ose laj M me Sh.

Edi Rama: Dardan, s’paske kuptue asgje miku im, sepse keto komisionet e famshme sic i quan ti, nuk jane gjykata qe do bejne akuza, po thjesht do perzgjedhin ekspertet nga lista e verifikuar prej Operacionit Nderkombetar te Monitorimit! Qe do te thote se rakine e Skraparit dhe ato lengjet e tjera nuk eshte mire t’i ngaterrosh me njera-tjetren e as ta kthesh ne muhabet rakie, nje moment historik per drejtesine si ky!/a.ç

 

Next Post
Conte shpallet edhe Trajneri i Vitit në Angli

Conte shpallet edhe Trajneri i Vitit në Angli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In