• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Nuk ka bukë falas për të huajt’, Merkel: Kategorizimet nuk e ndihmojnë Gjermaninë

by Java News
27/02/2018 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati që ndezi në Gjermani vendimi i një banke të rëndësishme ushqimi për t’i ndaluar të huajve vaktet falas, nuk e ka lënë indiferente kancelaren Angela Merkel.

Essener Tafel e cilëson të përkohshme lëvizjen e saj dhe thotë se masa ishte një domosdoshmëri, duke qenë se niveli i të huajve që përdorin ushqimin e bankës së njohur për aktet e bamirësisë ishte rritur vitet e fundit në masën 75%.

Por, jo të gjithë binden nga ky argument, siç u pa qartë nga shkrimet “nazistë”, të shfaqura në kamionët e saj të shpërndarjes. Merkeli nuk e fshehu pakënaqësinë me faktin që rregullat e reja të Essener Tafel kërkojnë nga persona në nevojë të paraqesin një pasaportë gjermane nëse duan të marrin ushqim.

“Shërbimet bazike nuk mund të kryhen në bazë kategorizimesh të tilla. Kjo nuk është gjë e mirë. Ndërkohë, ato tregojnë nga ana tjetër se sa e lartë është trysnia në këtë rast dhe sa i madh numri i njerëzve të gjendur në vështirësi. Shpresoj të gjejmë një zgjidhje të mirë për këtë situatë, e cila të mos përjashtojë askënd”, deklaroi Merkel.

Rreth 1,2 milionë azilkërkues hynë në Gjermani gjatë krizës së emigrantëve në vitet 2015-2016. Më shumë se gjysma e tyre vinin nga vende të gjunjëzuara prej konflikteve si Siria, Iraku e Afganistani. Fluksi rekord i të mbërriturve nxiti mbështetjen për partinë kundër emigrantëve, Alternativa për Gjermaninë. Ashtu siç mund të pritej prej saj, AFD e mbrojti politikën e bankës, duke shkruar në faqen e vet të Facebook-ut se nazist është ai që e kundërshton këtë veprim.

Next Post
Negociatorët e ‘Detit’, Bushati raporton nesër për bisedimet me Greqinë

Negociatorët e 'Detit', Bushati raporton nesër për bisedimet me Greqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In