• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ka BE, pa reformuar klasën politike

by Artur Ajazi
17/10/2025 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI 

Edhe pse Shqipëria ka hapur dhe mbyllur shumë grupkapituj të negociatave me Bashkimin europian, mendoj se ajo që akoma “çalon” në pragkufirin e madh, mbetet reformimi i klasës politike. Mos mendoni se, duke mbyllur gjithë grupkapitujt e negociatave, Shqipëria do ta ketë të lehtë, të përshtatet me BE me situatën ku ndodhet sot klasa jonë politike. Inatçorë, ambiciozë, hileqarë, naivë, provincialë, shumica e tyre të pakulturuar dhe paqytetëruar, kjo është pak a shumë rezymeja aktuale, e një pjese të mirë të klasës sonë politike.

Njerëz që në politikë kanë hyrë rastësisht, aksidentalisht, nga “dera apo dritarja” e saj, njerëz që kanë ardhur me valixhe druri në Tiranë, dhe që sot posedojnë vila, pallate, miliona euro pasuri. Njerëz që më tepër se të ardhmen e partisë, shoqerisë dhe vendit, shikojnë interesin e xhepit, familjes, farefisit, dhe pronave të tyre. Njerëz që më tepër se karriera e tyre politike, interesohen për rritjen e pasurisë kur kanë dhe kur nuk kanë pushtet, që më tepër se interesi jetik i fateve të vendit, u intereson më tepër oborri i vilës tyre. Kjo pra është klasa jonë politike, e krijuar  jo në “zjarrin e revolucioneve demokratike”, por në zyrat e ish-pushtetit 45 vjeçar, dhe që sot na serviren sikur të ishin “ata që sollën lirinë, demokracinë, zhvillimin”.

Më tepër se kurrë, sot klasa jonë politike, ka nevojë urgjente për reformim, skarcim, sakrifikim, vetëlargim. Më tepër se kurrë, ajo sot duhet të ndërgjegjsohet dhe të bëjë “katharsis” mes vehtes. Nuk mund të shkohet në Bashkimin Europian, me politikanë rastësorë, me politikanë që të vetmen eksperiancë pune kanë atë të politikanit të korruptuar, të damkosur, të hetuar dhe gjykuar.

Nuk të pranon Bashkimi Europian, me rekorde kriminale, me dosje penale, nuk pranon Bashkimi Europian, politikanë  tekanjozë, defiçentë, anarshistë, me të shkuar të përfolur. E ndërsa e majta e Edi Ramës, mbetet forca politike më e rinovuar, me një armatë të madhe politikanësh të rinj, që premtojnë të ardhme në Partinë Socialiste, e njëjta gjë ka afro 3 dekada që nuk po ndodh tek Partia Demokratike.

Partia e Sali Berishës, ka mbetur partia e moçme e mbushur me servilë dhe hipokritë, që për “busull” drejtimi kanë kryetarin e përjetshëm, dhe për ideologji njohin vetëm abuzimin me pushtetin. Bashkimi Europian nuk mund të pranojë dhe dialogojë me një parti që për drejtues ka një politikan të përfolur, të hetuar dhe nën gjykim. Mburoja e tij e vetme, mbetet partia, beteja e tij e vetme mbetet pushteti. Një parti që nuk vetëpastrohet, është e destinuar të humbasë çdo betejë elektorale. 

 

 

Next Post
Atentati ndaj Arjan Ndojës, Meçaj dhe Dervishaj “shpërthejnë” në seancë: S’kërkojmë mëshirë, por mos na ngarkoni gjëra kot

Atentati ndaj Arjan Ndojës, Meçaj dhe Dervishaj “shpërthejnë” në seancë: S’kërkojmë mëshirë, por mos na ngarkoni gjëra kot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In