Meteoalb bën me dije se moti nesër në Shqipëri do të dominohet nga kthjellime e vranësira të lehta në pjesën më të madhe të territorit por me vranësira më të dukshme në ekstremin jugor.
Pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Veri – Qendër ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në Juglindje dhe Lindje të vendit deri në mbrëmje kur vranësirat largohen nga i gjithë territorit.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/screenshot-2_1507650443-2446647.jpg)
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por një rritje të ndjeshme sjell mesdita duke ngjitur maksimumin deri në 27°C./a.m.