Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Andi Civici është shkaktuar nga detyra, pasi kishte probleme me pasurinë. Vendimi është njoftuar këtë të mërkurë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Trupa gjykuese drejtohej nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Xhensila Pine, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.
Gjyqtari Andi Civici u hetuar vetëm në kriterin e justifikimit të pasurisë.
Në seancën dëgjimore, të zhvilluar të hënë, KPK konstatoi se huatë e marra nga vjehrri dhe daja i bashkëshortes, të përdorura si burim për blerjen e një apartamenti nuk dokumentohen.
Gjyqtari Civici ngriti pikëpyetje mbi paanshmërinë e procesit dhe kërkoi çeljen e hetimit për dy kriteret e tjera. /e.s/