• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk jemi popull qiellor, as që kemi qenë ndonjëherë”, sportisti i njohur serb: Mjaftë me Kosovën, nuk është e jona

by Java News
11/02/2019 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nikolla Kaliniç, basketbollist i “Fenerbahçe Basketbol” dhe i kombëtares së Serbisë, ka kritikuar ashpër gjendjen në Serbi dhe më së shumti qasjen e politikanëve ndaj Kosovës.

Intervista e tij në gazetën “Blic” ka ngjallur reagime të e shumta të qarqeve nacionaliste.

Në intervistë Nikolla Kaliniç nuk ka folur vetëm për librat që i pëlqejnë, pasi njuihet edhe si lexuesi i Gabriel García Márquez-it. Ai ka folur sidomos për Kosovën.

«Që kur kam lindur, më 1991, ekzistojnë probleme dhe mospajtime rreth Kosovës. Jam i vetëdijshëm se shumëkush do të shtanget tani, por ka ardhur koha që dikush ta thotë publikisht: hajde ta zgjidhim këtë problem, të nxjerrim çfarë mundemi dhe të ecim tutje. Beteja e Kosovës është zhvilluar para 600 vitesh, qe shumë dekada Kosova nuk është territor ‘yni’. Askush nuk jeton nga e kaluara dhe sa më shpejt që pajtohemi me të tashmen dhe ecim tutje, aq më mirë për neve, tha Kaliniç.

Mirëpo, pas kësaj deklarata në shtëpinë e tij në Suboticë, ku jetojnë prindërit e tij, persona të panjohur shkruan me shkronja cirilike një parullë vulgare.

Në intervistën për «Blic» Kaliniç hodhi poshtë rrëfimin se serbët janë populli qiellor. Kisha serbe dhe historianët nacionalistë theksojnë se me rënien e tij në Betejën e Kosovës Princi Lazar u përcaktua për një perandori hyjnore, ku do të jetonte një jetë spirituale.

“Nuk jemi popull qiellor, as që kemi qenë ndonjëherë, kemi pasur momente shkëlqimi në të kaluarën, por duhet të pajtohemi se tash jemi një pikë e vogël dhe e parëndësishme në hartën e madhe të botës. Kush nuk më beson, le të udhëtojë pak nëpër botë dhe t’u tregojë të huajve se nga vjen – do të tmerrohet. Unë e kam përjetuar. Së fundi u nënshkrua marrëveshja e re për bashkëpunim mes Gjermanisë dhe Francës, e para qe nënshkruar më 1963, domethënë 16 vjet pas gjithë asaj që ndodhi në Luftën e Dytë Botërore. Hej, 16 vjet pas gjithë atyre krimeve, mizorive dhe viktimave ata e kanë kuptuar se duhet të punojnë së bashku dhe shihni se ku janë sot? E ne ende flasim për Betejën e Kosovës”, ka thënë ai.

Next Post
Protestë kundër presidentit të korruptuar, vriten 4 persona

Protestë kundër presidentit të korruptuar, vriten 4 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, arrestohet 28-vjeçari, pas disa orësh ndjekje nga policia

I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, arrestohet 28-vjeçari, pas disa orësh ndjekje nga policia

March 29, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
Shërbim Prove….

Kush kërkon kaos në Shqipëri?

March 29, 2026
Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

March 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

March 29, 2026
E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

March 29, 2026
Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In