• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk jemi në garë”/ Basha thirrje qeverisë: T’i shkojmë në ndihmë njerëzve. Betoni flet vetë

by Java News
03/12/2019 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Durrësit dhe disa fshatra për të parë nga afër gjendjen e banorëve të prekur nga tërmeti. Lideri demokrat tha se banorëve në Gjoricaj të Ishmit dhe zona të tjerë, por edhe disa lagje brenda në qytet akoma nuk u ka shkuar asnjë ndihmë dhe se janë në kushte skandaloze.

Nga Sukthi Basha tha se një javë pas tragjedisë së 26 nëntorit, njerëzit janë në një gjendje shumë të vështirë, teksa theksoi se janë 500 inxhinier në vend që duhet të organizohen për të inspektuar ndërtesat.

Gjendja më e rëndë sipas tij paraqitet pikërisht në Gjoricaj, por edhe në kampin e Manzës që është ngritur. Duke i kthyer përgjigje kryeministrit Rama që sot e ftoi sërish në tryezë, Basha i rikujtoi planin me tre pika dhe i kërkoi që të lerë llafet e manovrat sikur i cilësoi, por të ndihmojë të prekurit nga tërmeti.

I pyetur për shembjen e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti, kreu i PD-së tha se ato duhet të studiohen dhe se shërbejnë si provë materiale, ndërsa theksoi se e gjithë kjo tragjedi nuk mund të kalojë pa përgjegjësi.

“Kam katër orë në këtë zonë që është totalisht e harruar, dua t’u falenderoj që erdhët, shkoni deri në Ishëm. Në Gjoricaj 9 nga 10 shtëpi nuk jetohet. Dëmet janë kudo, por në këtë zonë ka një harresë totale askush nuk ka shkuar t’u thotë të rrinë apo jo, nuk kanë as çadra. Harresë dhe lënie në mëshirë të fatit. Kjo është emergjencë totale. E dyta, në kampin e çadra në Manëz është batërdi, balta ka shkuar deri në gju, brenda ka foshnje, fëmijë dhe të moshuar. Ka dy objekte shkollore jashtë rrezikut, ndërsa këta janë nata e gjashtë në shi, të merren të cohen në shkolla. Kjo është situata e rëndë, pa ndihma, ankohen për seleksionim, ankohen se marrin ata që kanë më pak nevojë. Edhe njëherë përsëris thirrjen, kemi propozuar tre pika për ata që kanë vullnet.

Pika e parë erdhi pas takimit me profesionistët, 500 inxhinierë nëse pajisjen nga shteti dhe që njerëzit të dinë nëse është dicka që riparohet apo të mos kthehen në banesë, dikush mund të zhvendoset për ca kohë apo të mendojë për riparim. Përdorimi i këtyre burimeve njerëzore, faleminderit atyre që kanë ardhur nga jashtë, por ne kemi edhe tonët që duan të kontribuojnë pa pagesë. E kanë ofruar te kryetari i opozitës, pasi kryeministri kishte një takime me bamirësit. Tani ata nuk duhet të mos merren se ia ofruan ndihmën kryetarit të opozitës. Njerëzit më kërkuan përshpejtimin e procesit të rivlerësimit. Angazhimi do të jepte një faturë të dëmit, sa është në tërësi, në zonat e goditura dhe shtëpi në shtëpi. Propozimi ynë është i qartë, janë 150 mln dollarë që do u shkojnë 10 oligarkëve për vitin 2020, këto t’u shkojnë njerëzve.

Ne po e detajojmë këtë propozim edhe më shumë. Ju inkurajoj të vijoni të raportoni dhe i bëj thirrje qeverisë të jetë në krye të detyrës, mos e konsiderojë garë propozimin e opozitës, se nuk jemi në garë, njerëzit nuk presin, të shkojnë të shikojnë cfarë nevoje janë. Foshnje një muajshe nata e tretë që flinte në familje. Kjo nuk është cështje bamirësi, por veprime konkrete, boll më me llafe. Unë dhe PD-ja do të vijojmë të japim ndihmën tonë. Ska kohë për manovra llafesh dhe keqpërdorim të situatës. Inxhinierët më thanë se shembja e shpejtë e objekteve është kriminale. E para duhet studiuar se cfarë ndodhi, betoni flet, sesi është shkatërruar një ndërtesë tregon gjithcka nga zbatimi i projektit te kodet e ndërtimit. Duhet studiuar cdo objekt para se të shembet, dhe përbën provë për atë që vdiqën. Kjo nuk do të ikë pa përgjegjësi pasi përbën provë materiale. Mund të bëhet një përpjekje për të nxjerrë orenditë pa rrezikuar njerëzit. Prokuroria ka ligjet, të bëjë detyrën, nëse bën detyrën askush nuk e merr zvarrë, por nëse merret zvarrë dhe kthehet në vegël është problem tjetër” tha ai.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Shembet me eksploziv pallati 6-katësh që u dëmtua nga tërmeti në Durrës

VIDEO/ Shembet me eksploziv pallati 6-katësh që u dëmtua nga tërmeti në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In