Nuk janë takuar kurrë, njihen në Skype, edhe ceremonia e martesës bëhet në…Skype!
Ai quhet Rana Raz, ajo quhet Dristy Aktar. Rana është një djale nga Bangladeshi, që punon me mua dhe jeton ne Bolonjë. Dristy është një vajze nga Bangladeshi dhe jeton në Bangladesh. Prinderit e Ranas e kanë njohur atë vajzë dhe kanë kërkuar ta martojnë me djalin e tyre. Por djali është emigrant, mijëra kilometra larg. E vetmja mundësi njohjeje, shfrytëzimi i teknologjisë moderne, i internetit. Dy të rinjtë shikohen në skype. Në fillim sa për t’u njohur. Pastaj sepse u pëlqen të shikohen çdo mbrëmje e të flasin, duke qenë ballë për ballë në kran. Gjate ditës flasin shpesh në telefon.
Midis tyre lind dashuria. Dhe miratojnë kërkesën e dy familjeve të tyre për t’u bashkuar në martesë. Po Rana nuk ka mundësi ekonomike të shkojë nga Bolonja në Bangladesh. Edhe në këtë rast thirret në ndihmë teknologjia e pikërisht skype. Organizohet një ceremoni martesë në distance. Rana vishet si dhëndër me veshjet tradicionale të vendit te tij dhe ashtu shfaqet para ekranit. Dristy vishet si nuse në Bangladesh dhe shfaqet edhe ajo para ekranit. (Fotoja i paraqet pikërisht në atë moment). Në Bangladesh, tek ekrani afrohet edhe në zyrtar i komunës përkatëse i autorizuar për të legalizuar martesën midis tyre. Dhe Rana e Dristy shqiptojnë tëf amshmen “po” të martesës, duke qenë me mijëra kilometra larg njëri-tjetrit e pa u takuar asnjëherë.
Duket si një perrallë, por është e vërtetë. Tani Rana kërkon që të punojë më shumë, të fitojë më shumë, që verën e ardhshme të mund të shkoje të takoje nusen e tij e të kalojnë muajin e mjaltit sëbashku./Nga Ndue Lazri, Bolonjë, Itali