• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nuk janë binjakë”/ Mjekja bën zbulimin surprizë: Putin ka dy djem me të dashurën e fshehtë gjimnaste

by Java News
02/05/2022 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dy djem me të dashurën e tij të fshehtë gjimnaste, besohet se ka konfirmuar doktoresha që ndihmoi në lindjen e tyre.

Presidenti 69 vjeçar përflitej prej kohësh se ka një lidhje të fshehtë me ish-gjimnasten ruse Alina Kabaeva, tashmë 38 vjeçe, por detaje të reja kanë dalë së fundmi për dy djemtë që ka me të.

Alina besohet se jeton një jetë prej “zonje të parë të Rusisë”, shkruan britanikja The Sun, me një flotë limuzinash e dhjetëra bodyguard-ë të armatosur për mbrojtje.

Putin ka dy vajza nga martesa me gruan e tij Lyudmila Ocheretnaya, që mori fund në 2013, por ka mbajtur të fshehtë lidhjen e tij me Kabaeva, si dhe fëmijët që ka me të.

E përditshmja zvicerane ‘Sonntagszeitung’ tha sot se ai ka dy djem me të, të lindur njëri në Zvicër në 2015 dhe tjetri në 2019 në Rusi.

Detajet e reja janë në fakt në kundërshtim me raportimet se Putin dhe ish-gjimnastja kampione olimpike kanë lindur binjakë në 2018.

E përditshmja zvicerane thotë se burimi i lajmit është një mikeshë personale e Kabaeva që gjithashtu njeh doktoreshën me origjinë ruse që solli në jetë djemtë e tyre.

Kjo e fundit punon në klinikën Sant’Anna në rajonin italisht-folës zvicerjan të Ticino.

E njëjta doktoreshë erdhi në Moskë në 2019 për të ndihmuar lindjen e djalit tjetër thotë e përditshmja, duke shtuar se më pas Kabaeva ka udhëtuar disa herë drejt Lugano.

Burimi përshkruante  Kabaeva si “grua shumë e këndshme, sportiste e vërtetë, pa komplekse pozitash”.

Vetëm kohët e fundit ajo u rishfaq në publik në një ceremoni të mbushur me simbole “Z” në nder të ushtrisë ruse dhe sulmit ndaj Ukrainës.

Kabaeva ka qenë gjimnaste e njohur që njihej si “Gruaja më elastike në Rusi”.

Putin i ka dhënë asaj personalisht medaljen në vitin 2001 para se të përfshihej në një çështje doping-u.

Pasi hoqi dorë nga sporti, Kabaeva nisi një karrierë në politikë me partinë e Putin Rusia e Bashkuar, dhe ishte deputete në parlament nga 2007 deri në 2014.

Ajo ka postuar thuajse e zhveshur në një revistë meshkujsh në 2004.

Putin njoftoi divorcin nga Ocheretnaya në 2013, por zëdhënësit e tij mohonin se kishte një lidhje tjetër, duke thënë se ishte “tepër i zënë”./m.j

Next Post
Dhurimi i banesave në Thumanë, Olta Boka performon ilahinë e Profetit Muhamed për qytetarët e pranishëm. Prezent, edhe Rama

Dhurimi i banesave në Thumanë, Olta Boka performon ilahinë e Profetit Muhamed për qytetarët e pranishëm. Prezent, edhe Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In