Kryeministri Rama ka folur sot në “Top Story” me edhe për Tom Doshin, i cili fitoi mandatin e tij në Shkodër. I pyetur nga gazetari nëse do të bashkëpunojë me të, Rama tha se ai do të bashkëpunojë me të gjithë.
“Do bashkëpunoj me të gjithë, sepse për mua është mbi të gjitha e rëndësishme që të çojmë përpara një proces ku fiton Shqipëria dhe shqiptarët. Nuk jam i interesuar për luftra. Do shtrijmë dorën e bashkëpunimit do ta shtrijmë me këdo,” tha Rama.