Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila tha sot se LSI-në nuk e zë Covid-19.
Shefi i qeverisë tha se koronavirusi është një çështje serioze. Por deklarata e Kryemadhit, tha Rama do të tregojë që “edhe virusi I druhet LSI-së” por “vetëm Luli nuk e ka kuptuar këtë”.
Sipas Kryeministrit Rama, “është vërtet për të ardhur keq, Covid është dicka shumë serioze për të bërë humor, por kur Monika thotë që LSI nuk e zë covid, ofron një tjetër mirësi, nga mirësitë e LSI që ofronte patenta për leje drejtimi të makinave për persona nën moshën e lejuar nga ligji në formën e mirësive në këmbim të votës. Në këmbim të mirësisë tjetër, apo ofronte vende pune për infermierë që s’kishin bërë shkollën dhe nuk dallonin gjilpërën nga gozhda, apo ofronte diploma.
LSI ka furnizuar me diploma në këmbim të pjesëmarrjes në ato tallavatë me tigan ku hidhen përpjetë karkalecat dhe ofrohet një e ardhmen e ndritur.
Tani ofron bashkimin me LSI për të mos u prekur nga Covid duke lënë të kuptohet që edhe virusi i druhet LSI kur i afrohet. Vetem Luli nuk e ka kuptuar akoma këtë”, tha Rama.
g.kosovari











