Prokurori Arjan Ndoj, i cili mbeti i plagosur në atentatin e së premtes tek “Mbikalimi i Shkozetit” në Durrës, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë. Ndoj, i cili vijon të jetë nën vëzhgimin e mjekëve në spitalin e Durrësit, është shprehur se ia ka lënë drejtësisë në dorë për të zbardhur ngjarjen.
Ai ka thënë se për më shumë detaje do të flas në një moment tjetër, ndërsa shton se mediat kanë trilluar shumë histori ndaj tij.
“Ua kam lënë në dorë organeve të drejtësisë ta zbardhin ngjarjen. Unë nuk i trembem askujt, pasi nuk i kam borxhe askujt. Mediat kanë trilluar shumë histori për mua. Kam investuar 20 vite në punën time. Do flas në një moment tjetë për të gjithe ngjarjen, e cila ka ndodhur për shkak të Arjanit prokuror”, shprehet prokurori Ndoji.
Në këtë atentat, përveç prokurorit mbetën të plagosur, miku i Ndojt, Landi Muharremi, i dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale si dhe shoferi i prokurorit, Andi Maloku, të cilët ndodhen të shtruar në spital.