• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Nuk i shpëtonim dot valës së dytë’/ Reagon kryetari i bashkisë Gjirokastër për rastet e shtuara me COVID: S’ka lidhje me “Retron”

by Java News
21/11/2020 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka bërë një reagim të gjatë lidhur me situatën e krijuar prej pandemisë dhe akuzat kryesisht nga opozita se kanë ndikuar disa festa për rritjen e rasteve të të infektuarve. Gjirokastra ka qenë ditët e fundit e dyta pas Tiranës për shkallën e përhapjes së Covid 19. Por kryebashkiaku jep një version tjetër përse qyteti që dikur ishte zonë e gjelbës sot është një zonë e kuqe.

“Natyrisht që nuk pretendoj se kam të vërtetën e madhe, aq më tepër kur kemi përballë një virus të pabesë, që godet pikërisht atëhere kur ti mendon se ka ikur dhe instiktivisht mund të kesh ulur vigjilencën.  Por siç thonë specialistët e shëndetit publik, kjo është një valë e dytë më agresive se e para dhe për aq kohë sa ka rritje të numrave në të gjithë vendin dhe botën mbarë, s’ka se si të bënte përjashtim Gjirokastra. Ne nuk jemi një ishull i izoluar nga të tjerët. Rritja e numrit ditor të testimeve dhe gjurmimeve nga strukturat shëndetësore shtetërore e private, hapja e shkollave, universitetit dhe një fluks i shtuar lëvizjesh drejt zonave të tjera urbane, kanë ndikuar për rritjen e rasteve. Po sigurisht që disa qytetarë kanë demonstruar edhe një papërgjegjshmëri duke mosrespektuar masat kufizuese, duke mos u vetëkarantinuar teksa ishin në pritje të përgjigjes së tamponit. Policia dhe asnjë strukturë tjetër nuk i ka kapacitetet të monitorojë non-stop këdo për zbatimin e karantinës. Duhet së pari të jemi vetë të përgjegjshëm”, thotë Golemi.

Lidhur me disa akuza kryesisht nga opozita se parada e makinave “Retro” ishte një festë që nuk duhej organizuar sepse ndikoi në përhapjen e Covid, kryetari i Gjirokastrës shprehet.

“Ka disa njerëz, të cilët bëjnë pjesë tek ai takëm për të cilin ju fola më sipër, që e lidhin shtimin e rasteve me ekspozitën e makinave “RETRO”, një event i programuar kohë më parë dhe i zhvilluar sipas të gjitha protokolleve antiCovid, aq më tepër në ambient të hapur. Pjesëmarrja ishte e lirë! Cinikët që e quajnë “paradë propagandistike e rilindjes” nuk e kanë me ekspozitën në vetvete, por ata s’e durojnë dot faktin që Gjirokastra po kthehet në një destinacion fundjavash dhe se Pazari i restauruar është sot një hapësirë fantastike, për t’u vizituar dhe për të bërë biznes”, shkruan Golemi.

Në fund ai bën thirrje për të mos e ulur vigjilencën për asnjë moment sepse ky është një virus i pabesë, që të godet atëhere kur nuk e pret.

“Nëse vetë jeni të bindur se e mundni Covid 19 sepse jeni të rinj apo keni imunitet të fortë, nuk ua kanë për borxh prindërit dhe gjyshërit që t’ua çoni në shtëpi. Mendoni për ta! Mos ua rrezikoni jetën sepse ju thjesht nuk rrini dot pa u mbledhur nëpër kafene, nuk mbani dot maskë, nuk lani dot duart shpesh apo nuk ruani distancimin social. Ju lutem, thjesht respektoni protokollet antiCovid në çdo hapësirë dhe ambient ku ndodheni. Ne do ta fitojmë këtë betejë. S’ka asnjë dyshim!”, shkruan kryetari i Gjirokastrës i cili me profesion është mjek.

g.kosovari

Next Post
Infektohet me COVID-19 Koço Kokëdhima dhe bashkëshortja e tij

Infektohet me COVID-19 Koço Kokëdhima dhe bashkëshortja e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com