Një pjesë e madhe e artistëve kanë ndërprerë angazhimet muzikore për nder të viktimave dhe familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Po një pjesë kanë zgjedhur të ndjekin një rrugë tjetër. Unikatil, Ghetto Geasy, Majk e Fero do të përdorin talentin e tyre për të dhuruar sa më shumë para për të gjithë të prekurit e tërmetit.
“Edhe pse i kam ndërprerë të gjitha koncertet, jam i gatshëm të performoj dy koncerte humanitare për ndihmë në Shqipëri, i bëj thirrje dhe artistave të tjerë”, shkruajti Fero në Instagram.
Ndërsa Ghetto Geasy dhe Majk zgjodhën që të solidarizohen duke dhuruar para nga performancat që do mbajnë.
“Mbështetja jonë për rastet në nevojë nuk ka rreshtur asnjëherë. Situatën e atnishme në atdheun tonë e bashkëndjejmë sikur secili shqiptar, kudo që është. Ditët e fundit nuk kemi performuar, si shenjë solidarizimi me dhimbjen e të gjithë neve. Nga sot vazhdojmë me performancat tona dhe nga secila performancë e këtyre ditëve, sikur çdo herë tjetër, do të ndajmë kontribut për të gjithë vëllezërit e motrat në nevojë nga fatkeqësia e tyre”, njoftojnë dyshja Geasy dhe Majk.
Të njëjtin veprim do bëjë dhe Unikatil, i cili ka thënë se për çdo biletë do dhurohen 10 franga, ku 5 do i pagujnë fansat dhe 5 reperi.
![Rescuers search at a damaged building after a magnitude 6.4 earthquake in Thumane, western Albania, Tuesday, Nov. 26, 2019. Rescue crews used excavators to search for survivors trapped in toppled apartment buildings Tuesday after a powerful pre-dawn earthquake in Albania killed at least 14 people and injured more than 600. (ANSA/AP Photo/Hektor Pustina) [CopyrightNotice: Copyright 2019 The Associated Press. All rights reserved]](https://javanews.al/wp-content/uploads/2019/11/termeti-3-700x375.jpg)










