• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nuk i dalin “llogaritë” me votat, Trump thoshte se do dëbonte hispanikët, kurse tani…

by Java News
22/08/2016 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke kthyer kokëposhtë premtimin që i dha fitoren brenda Partisë Republikane, kandidati siguron përfaqësues hispanikë të fushatës së tij se do të dalë me një plan të ri.

Donald Trump e filloi fushatën e tij me thirrjen për veprime të ashpra kundër emogracionit të paligjshëm dhe kundër emigrantëve.

Ai bëri skandal kur tha se nga Meksika po na dërgojnë kriminelë dhe përdhunues. Pastaj premtoi që do t’i deportonte të gjithë, një e nga një. Viktima të dhunës nga emigrantë të paligjshëm kanë qenë në qendër të fushatës së tij.

“E di që kur them se do të kapen të gjithë dhe do të dëbohen, nuk tingëllon bukur. Mirëpo jo çdo gjë në jetë është e bukur”, tha ai, në gusht 2015, gjatë një interviste për NBC.

Mirëpo, kandidati i Partisë Republikane për President, duket se po i kthen kokëposhtë këto qendrime.

Të shtunën, në darkë, “BuzzFeed” dhe “Univision” bënë bujë kur njoftuan se Trump gjatë një takimi me një grush këshilltarësh hispanikë që i janë bashkuar fushatës së tij, ka thënë se nuk ka në plan të deportojë emigrantët. Përkundrazi do të lehtësojë qendrimin e tyre.

“Nuk është se përdori copë fjalën legalizim, gjatë takimit, mirëpo burime nga dhoma e takimit thanë se ky është premtimi që mund të ofrojë fushata e tij”, shkroi Adrian Carrasquillo, i “BuzzFeed”.

Edhe televizioni më i fuqishëm në spanjisht, “Univision”, lajmëroi se tre pjesëmarrës në takim thanë se Trump do të paraqesë një plan për emigracionin në Colorado, ditën e enjte ku do të kërkohen rrugë për të siguruar legalizimin e miliona emigrantëve pa dokumente.

E pyetur dy herë nga CNN për të konfirmuar lajmet e djeshme, menaxherja e re e fushatës së manjatit njujorkez Kellyanne Konuej, i bëri bisht pyetjes, duke thënë se programi për emigrantët nuk ka përfunduar së shkruari, raporton tema.

Nga ana tjetër, Breitbart.com, uebsajti i të djathtës së ekstremiste, që mbështet fuqimisht kandidatin Trump përgënjeshtroi lajmin duke iu referuar një zyrtari të lartë, pa emër, të Partisë Republikane.

Nuk do të ishte hera e parë që Trump ndryshon qendrimet e tij në këtë fushatë. Kështu ka ndodhur me propozimin për murin në kufirin me Meksikën, me ndalimin e hyrjes në SHBA për të gjithë myslimanët, që tani e ka kthyer për myslimanë nga vende të caktuara, për rregullat në industrinë e financës, etj.

Po kjo për të cilën po flitet qysh mbrëmë do të ishte ndryshimi më drastik nga të gjithë. Shumë janë të bindur se fitorja e ndaj kandidatëve të tjerë në Partinë Republikanëve është bazuar më shumë se në asgjë tjetër mbi premtimin e tij për masa të egra në fushën e emigracionit të paligjshëm.

Çfarëdo të sillte vërtet një ndryshim kaq drastik në këtë fushatë të pazakontë presidenciale amerikane?

Next Post
Vetting-u/ Komisioni mblidhet të hënën, diskutohen propozimet e ekspertëve

Shtyhet mbledhja e Komisionit për Reformën në Drejtësi, nesër në orën 10.00

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In