• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk i braktis”/ Të kalosh gjysmën e jetës “e heshtur” për hir të profesionit, rrëfimi i mësueses për fëmijët që s’dëgjojnë

by Java News
29/04/2023 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot është 52 vjeç dhe më shumë se gjysmën e jetës së saj e ka kaluar me fëmijë të institutit  që nuk flasin e dëgjojnë. Për hir të profesionit mësuesja Evis Gazheli ka zgjedhur të bëj një jetë gjysëm të heshtur.

Ajo thotë se emocionet që i falin këta fëmijë janë të veçanta.

“Sa e vështirë është, aq edhe kënaqësi është. Kur sheh një fëmijë që ka mangësi në komunikim dhe ti arrin çdo ditë ta ndihmosh, të jep edhe kënaqësinë mbas. Kjo jo vetëm për mua por për të gjithë shoqet e mia që kanë punuar me vite për këto fëmijë. Fëmijët çdo personi i vendosin një shenjë. Shenja ime ka lidhje me flokët, me modelin e flokëve”, tha Gazheli.

Në fillim e nisi si mësuese ndihmëse në shkolla të zakonshme, por më pas pavarësisht se i janë ofruar mundësi shumë më të mira, nuk hoqi dorë kurrë nga përkujdesja dhe mësimdhënia ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuar në dëgjim dhe në të folur.

“Me të vërtetë nuk flasin por kanë mënyrën e tyre për të komunikuar me neve. Dashuri falin çdo ditë, të falin që kur hyjnë në këtë derë, mënyra se si të thonë mirmëngjes gjithë dashuri”, tha Gazheli.

Evisi jep mësim në ciklin fillor për nxënësit e Institutit dhe jep të gjitha lëndët speciale që nga gjuha e shenjave e te linguistika.

“Përveç këtij programi të shkollës së zakonshme, të gjithë lëndët zhvillohen në shkollën tonë. Ne zhvillojmë dhe lëndët speciale siç është shqiptimi, leximi oral dhe gjuha e shenjave”, tha Gazheli.

Një thirrje mësuesja e ka për prindërit e fëmijëve që nuk dëgjojnë se duhet të lënë pas stigmat pasi në një shkollë të posaçme, fëmijët e tyre nuk do të ndihen të diferencuar dhe do të marrin gjithë ndihmën profesionale që u duhet për të dalë në jetë.

“Kjo shkollë ka lëndë specifike që i ndihmon këta fëmijë të integrohen me jetën. Siç thashë janë lëndët speciale që zhvillohen në shkollën tonë që ndihmojnë shumë në komunikim. Siç e patë te fëmijët që nisin të flasin. Programi është i njëjtë me shkollat normale”, tha mësuesja për Report Tv.

Instituti i fëmijëve që nuk dëgjojnë ka 79 nxënës në ciklin fillor dhe 19 kanë nisur për herë të parë gjimnazin këtë vit, pas hapjes së arsimit të mesëm edhe për këtë kategori./m.j

Next Post
Italia kërkon ullinjtë shqiptarë: Programi për të kthyer në eksportues, 11 milionë rrënjë

Italia kërkon ullinjtë shqiptarë: Programi për të kthyer në eksportues, 11 milionë rrënjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In