Kryeministri Edi Rama ka riemëruar në postin e Prefektes së Shkodrës, Majlinda Angoni, e cila nuk arriti dot të fitonte në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkië ne 6 mars.
Kujtojmë që Angoni para kandidimit për kryetare bashkie ka mbajtur postin e prefektes. Ai e mori detyrën ne 10 shtator 2020, por u largua kur kryeministri Rama e caktoi për kandidate per kryetare bashkie.
Majlinda Angoni, njihet për angazhimin në fushën e biznesit dhe në kontributin e saj në shoqërinë civile, fushë që më pas do të shfaqej me interes në realizimin e objektivave në formësimin dhe zbatimin e politikave publike në vend.
VENDIMI
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Majlinda Angoni të emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
/b.h