• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Nuk është skleroza (dhe as Ilir Meta) problemi

by Skënder Minxhozi
23/04/2023 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Mediat dhe zyrtarë të Partisë Socialiste janë marrë 24 orët e fundit me një lapsus të dyfishtë kujtese të Sali Berishës, teksa prezantonte kandidatët në Kavajë dhe Përmet. Sipas kodit të pashkruar të fushatave elektorale, ku çdo gabim i kundërshtarit është një shans për përfitim dhe kredit votash, edhe fakti që Berisha s’ka mbajtur mend emrat e kandidatëve në fjalë në takimet publike në këto dy qytete, është shfrytëzuar menjëherë nga maxhoranca me batuta talljeje e ironinë e rradhës.

Doktorit i kanë kujtuar jo vetëm moshën, por edhe faktin se sipas akuzuesve, këto janë kandidatura të sponsorizuara nga Ilir Meta, e për pasojë ish-kryeministri 78 vjeçar nuk u njeh as emrat.

Të dyja, edhe mosha e shtyrë, edhe fakti se janë kandidatë të gjetur dhe ofruar nga aleati elektoral, janë me gjasë arsye që qëndrojnë realisht pas harresave të Doktorit. Megjithatë Berisha nuk është një person i sklerotizuar. Përkundrazi, ai është një politikan që rrezaton një energji që nuk e ka shumëkush nga brezi i tij biologjik. Vetëm se bëhet fjalë për energji negative dhe që çon prej 30 vjetësh drejt destruktivizmit e konfrontimit.

Sali Berisha nuk është politikisht i dëmshëm si një lider i sklerotizuar e harraq. E kundërta është e vërtetë. Ai është një rrezik politik në kohën që jetojmë, për shkak se nuk ka harruar asgjë nga stili i tij personal që e futi Shqipërinë herë tek kriza e piramidave mashtruese, e herë në kaos total si në ’97 apo edhe në gjakderdhje në dyert e zyrave të shtetit vite më vonë.

Një Berishë që do të harronte diçka nga trashëgimia dhe linja politike që përfaqëson ndoshta do të ishte pak më njerëzor e pozitiv në raport me shqiptarët që presin të marrë fund vazhda e gjatë e kulturës së dhunës politike që ky lider politik themeloi dhe e mbarti me vete në krah nga vitet ’90, e deri në ditët tona. Një politikan i tillë do të demostronte vullnet për vetëkorigjim dhe reflektim. Berisha ka faj pse nuk harron asgjë nga lista e huqeve negative që i imponoi këtij vendi me pushtetin e tij të gjatë e të dhunshëm, e jo sepse i selekton, i hed poshtë apo ndjehet keq për to.

Është insistimi maniakal në kordinatat e veta politike, e jo harresa lozonjare dhe e pafajshme, faji qëndror për të cilin Sali Berisha duhet mbajtur larg pushtetit në vitin 2023 e më tej. Është kompleksi i veseve të tij politike që kanë bërë shkollë në një pjesë të spektrit politik, me politikanë të rinj që e kopjojnë deri në detaje, problemi real që ka ky lider politik me të shkuarën dhe harresën si një melhem i asaj që është bërë gabim e mund të ndreqet.

Harresa e dy emrave në Përmet e Kavajë është një dekor humoristik i fushatës, por natyrisht që kjo nuk do të provokojë ndonjë brerje ndërgjegjeje tek autori. Ai ka zbritur në fushatë në emër të së shkuarës, madje më saktë në emër të mos-harresës së asgjëje nga e shkuara, të cilën e përjeton si meritë dhe dekoratë në gjoks, e jo si kompleks faji.

Ky është problemi i vërtetë për të cilin Berisha nuk duhet lënë t’i afrohet pushtetit, e jo emrat e dy kandidatëve që me ose pa “sklerozën” e Doktorit, do të gjejnë fatin e tyre në 14 maj.

 

Next Post
Veliaj me banorët e Liqenit të Thatë: Nga një ferrishte, sot ndër lagjet me rritjen më të madhe të vlerës së pronës

Veliaj me banorët e Liqenit të Thatë: Nga një ferrishte, sot ndër lagjet me rritjen më të madhe të vlerës së pronës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

March 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In