• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk është protesta e njerëzve të lirë”, aktivistët që braktisën opozitën

by A R
05/04/2018 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk jane dakord qe protesta qe nisi nga ana e qytetareve dhe bnoreve te zones se Kukesit per taksen e Rruges se Kombit te tjetersohet dhe te privatizohet nga politika.

Aktivistët të cilët “shkundën” edhe opozitën dhe e bënë të ndryshojë mendje për protestat, nuk do i bashkohen protestës së sotme e thirrjes për mosbindje civile.

Ishin pikërisht aktivistët si Alben Kola, Andi Tepelena, Brizida Gjikondi, Edvin Pacara ata të cilët inicuan protestën në Rrugën e Kombit kundër taksimit. Opozita me të parë “feedback-un” e kësaj proteste, vrapoi t’i bashkohej dhe gjatë rrugës u vodhi edhe kauzën.

Newsbomb.al i ka pyetur një nga një organizatorët nëse do marrin pjesë në protestën e opozitës dhe arsyen e vendimit të tyre, ata e kanë argumentuar si më poshtë:

Brizida Gjikondi: Nuk jam sot në mosbindjen civile të PD dhe LSI pasi jo vetëm që neveris klasën politike antikombëtare shqiptare, por mendoj, qe te treja ato bashkë me PS janë përgjegjeset kryesore per stadin anarkik dhe të prapambetur ku gjendet Shqipëria me prova jo me fjalë.

Me veprimet dhe mosveprimet e tyre këto forca kanë shitur, kanë shqyer dhe kanë turpëruar Shqipërine. Këto lloj mosbindjesh jane hipokrite, jane pa moral, pa shpirt ndaj jane te destinuara për të deshtuar. Serish vizioni dhe betejat e tyre sjellin pasoja regresive për vendin dhe Kombin. Është një shprehje e vjetër indiane, sa herë zihen elefantët, është bari ai që shtypet…

Andi Tepelena: Jo, opozita ka hapësirën e vet për ta bërë protestën në mënyrën e vet. Unë jam në opozitë me këtë qeveri, politikat e saj, arrogancën e vendimeve që merr pa u konsultuar pa bërë transparente, shumë vendime, siç qe dhe ai për Teatrin Kombëtar. Unë si aktivist, si njeri i lirë, kam qasjen time. Protestat nuk duhet t’i bëjë opozita por qytetarët si bashkim lirie. Unë e bëj në mënyrën time, si individ.

Edvin Pacara: Jo, sepse unë jam kombëtarist, atdhetar dhe opozita, PD-PS-LSI, janë partitë që e kanë cuar vendin ku jemi. Për mua s’ka ndryshim PD-PS-LSI. Unë duke qenë kuksian jam antikomunist, komunizmi na ka shkatërruar, na urrren… dhe të treja partitë janë bashkëfajtorë.

Alben Kola: Jo nuk do jem në protestë se kjo nuk është mënyra e duhur. Protestën në Rrugën e Kombit e kam organizuar unë, jo PD e LSI që po vjedh kauzat, protestat janë kur zgjohet shoqëria, protestat duan qytetarë.

Unë jam njeriu që mora lejen për protestën, i vura në dijeni dhe u bëra kërkesë policisë. Madje ftova një për një qytetarët të na bashkoheshin. Sot, kjo nuk eshtë protesta e njerëzve të lirë./Newsbomb/a.m.

Next Post
Provokimi i LSI: Çdo lloj marrëzie mund të ndodhë sot…

Provokimi i LSI: Çdo lloj marrëzie mund të ndodhë sot...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In