Nga Erion Braçe
E verteta vonon por nuk zhduket!
Natyrisht, zoja te jete mire me shendet; Covid nuk eshte heqje bajamesh,
as heqje dhemballe!
Nuk eshte turp te infektohesh, eshte krim te infektosh-me dashje patjeter, por edhe nga pakujdesia!
E thote ligji dhe ligji duhet te zbatohet i njejte per te gjithe!
Ti thuash njerezve se, “Covid nuk egziston” si nisje e nje vargu marrezish te tjera;
Ti ftosh njerezit neper takime e ti grumbullosh, ti mbash aty, ashtu, pa maske e distance, pa e ditur-rasti lehtesues, nese je apo ka nder ta te infektuar;
Te perballesh me njerezit qe jane me maske, ta besh politike mbajtjen e saj, ti sfidosh edhe pse mbrojne veten e te tjeret, qofte edhe ty, tu kerkosh ta heqin masken ne ambjent te hapur kur ligji e rregulli eshte ndryshe;
Eshte krim! Po po, eshte krim!
Ndryshimet ne Kodin Penal, miratuar ne 16. 4. 2020, dekretuar nga shkelqesia e tij presidenti Ilir Meta me dekretin 11463, date 22. 4. 2020, e thone qarte:
Perhapja e semundjeve infektive
…..
Kur kjo veper eshte kryer nga pakujdesia, denohet me gjobe ose me burgim deri ne dy vjet.
Po kjo veper, kur ka shkaktuar pasoja te renda per shendetin ose rrezik per jeten e njerezve, denohet me burgim nga tre deri ne tete vjet.
Pohimi i djeshem nuk ishte i ri; Por ishte me i rendi ama.
Ne kuptim te ligjit penal dhe akteve te kryera ne gjithe keta muaj, ne gjithe keto jave te renda per cdo shqiptar!
Nuk mund te kaloj si nje gje e zakonshme, nuk duhet tja pranojme kerkujt si normalitet!
Eshte krim dhe i qarte; Aq i qarte sa izolimi i presidentit ne Pallatin e Brigadave pa spjegim, sa zenia e pistes se Liqenit per me shume oksigjen, te gjitha veprime normale ne dijeni te njeriut apo njerezve te infektuar.
Por nese per vete mbrohesh e mbron, po per njerezit e zakonshem qe i fton e grumbullon, pa asnje mase mbrojtese, pse e mohon, pse i mashtron, pse i ve ne rrezik ata vete e familjet e tyre?!
Nuk eshte politike kjo, ky eshte krim!
Eshte shume me teper se ajo ditelindja VIP, fund e krye e ndaluar nga ligji; Eshte me teper sepse kane qene takime edhe me te medha e disa te tilla, kudo lart e posht, pa i matur kujt temperaturen ke dera, as prej verteti e as si rrene.
g.kosovari