• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk është pavarësia, por paanshmëria problemi i gjykatës sot

by Ylli Manjani
31/08/2025 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Siç është ndërtuar sot sistemi i drejtësisë, gjykata është shumë e mbrojtur nga presioni polilik i qeverisë.

Gjëmb në këmbë nuk u hyn gjykatësve sado llo-llo-llo të bëjë Kryeministri apo ministrat e qeverisë së tij.

Nga politikanët e tjerë jo e jo, që s’u vjen asnjë e keqe.

Në kuptimin e varësisë politike gjykatësit janë plotësisht të garantuar që nuk u vjen asnjë problem. Veç nëse duan të varen vetë politikisht. Por kjo është çështje individuale për sa kohë që edhe gjykatësit kanë të drejtë të zgjedhin si gjithë të tjerët.

Problemi real me gjykatësit është se atyre nuk u garantohet thuajse fare paanësia në proçes.

Nëse SPAK, që është njëra palë në proçes, përgjon/intimidon gjykatësit në funksion të marrjes së vendimit ashtu siç e do prokuori, paanësia ka marrë fund.

E përsëris, SPAK përgjon gjykatësin e çështjes ku vetë (SPAK pra) është palë.

Kujdes, nuk po flasim për përgjime proçedurale të një gjykatësi tjetër, por ndaj atij ku SPAK njëra nga palët. Rasti i përgjimit të 2 gjykatësve Kushtetues, me një përgjim banditesk, brenda një çështje ku spak është palë, është prova publike e kësaj që po them.

Tani imagjinoni sa i paanshëm është ai vendim!!

Ky është problemi që duhet zgjidhur, paanshmëria e gjykatës. Vartësia politike është debat shterpë që nuk çon ujë askund. Për më tepër që bindjet politike janë çështje personale. E vetmja zgjidhje për pavarësimin e gjykatës është balanca,por kjo është një temë tjetër që prek gjykatat e larta në vend dhe kërkon edhe një opozitë prezente në jetën institucionale.

Por në çdo rast gjykatësit nuk hiqen nga puna se do qeveria. Kjo praktikë tashmë është e blinduar edhe nga reforma.

Gjykata e paanshme, dmth mbi palët në një proçes gjyqsor është thelbi i një reforme reale që duhet bërë.

Sot për sot gjykata është e mbrojtur nga Kryeministrat, por jo nga protagonizmi i prokurorëve të SPAK. Këta të fundit të përgjojnë dhe të bëjnë dhe gjyq publik me ato përgjime!!!!

Kjo është shumë e rëndë për një sistem gjyqsor demokratik. Nuk ka proces të rregullt ligjor kur njerës nga palët ligji i jep të drejtën të intimidojë gjykatësin!!!

Kështu që Kryeministrit i duhet kërkuar hesap jo për batutat e Tij me “gjelin” apo me “gjelat” e drejtësisë, por për mosorientimin e debatit politik drejt nevojës për vendosjen e gjykatës së paanëshme në vend. Ajo që bën Kryeministri sot është koment publik mbi vendime të caktuara, ashtu siç komenton çdokush kur humb gjyqin.

Komenti nuk është as ndërhyrje e as intimidim. Përgjimi po. Përgjimi dikton vendimin dhe e bën gjykatën të marrë anë.

Prandaj them se paanësia e gjykatës është thelbi i drejtësisë.

Duhet reformë o njerëz, jo llafe!

Next Post
Të tronditura nga tarifat doganore të Donald Trump, India dhe Kina kërkojnë një rigjallërim të biznesit

Të tronditura nga tarifat doganore të Donald Trump, India dhe Kina kërkojnë një rigjallërim të biznesit

Comments 1

  1. leka says:
    3 months ago

    do cendim gjykate i bazuar ne ligj eshte arma me e forte ne mbrohthe te cdo gjykatesi nga cfardo presioni, por problemi eshte ; A ka pa anesi ne vendimet ku kryeministri ka kritika ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

Forcë të re politike? Përgjigjet Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

December 4, 2025
Karikimi i mjeteve elektrike, kryeministri Rama sqaron si do të jetë çmimi

Makinat elektrike, ERE rrëzon kërkesën e taksistëve, çmimi i karikimit mbetet 22 lekë/kWh

December 4, 2025
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

‘Revoltohet’ Braçe: Pensionet, një turp! Qeveria s’mund ta zëvendësojë reformën me shpërblime

December 4, 2025
“Nuk bërtas për spektakël”, Braçe për Veliajn: Më ka dhembur ajo histori, kisha të drejtë kur thashë se…

“Nuk bërtas për spektakël”, Braçe për Veliajn: Më ka dhembur ajo histori, kisha të drejtë kur thashë se…

December 4, 2025
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe kundër ministrit Malaj për “paqen fiskale”: Përfitojnë borxhlinjtë e mëdhenj…

December 4, 2025
“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Sherr mes Nokës dhe Bidos : Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë

December 4, 2025
“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

December 4, 2025
“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim!

“Dua të mund Ramën, jo të qajmë prap!” Salianji zbulon ku e ka pakënaqësinë me Berishën

December 4, 2025
“Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

“Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

December 4, 2025
Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

Salianji ironizon protestat e Berishës: Nuk rrëzohet Rama duke vënë muzikë para Kryeministrisë

December 4, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In